Helena Kadare, një rrëfim i rrallë për karantinën e saj, librat që lexon dhe tregimet që shkruan! – Gazeta Koha Jone
  • Historiku i Koha Jone
  • Kontakt
Gazeta Koha Jone
  • POLITIKE
    Elona Guri: Më 25 prill fitojnë familjet e thjeshta, largohet qeveria e korruptuar!

    Sekuestrimi i 60 mln eurove pasuri, Yuri Kim: SPAK dënoi kriminelët, pjesë e dosjes famëkeqe 339

    Yuri Kim: Nuk do të lejojmë Kinën të prishë rregullat, SHBA do të punojë me Shqipërinë

    Koalicion me PS pas zgjedhjeve? Basha i prerë: Propagandë e dëshpëruar e Ramës, 25 prilli do të jetë dita e ndryshimit

    “100 dështimet e Edi Ramës”, Basha: Qeveria ka dështuar në luftën kundër pastrimit të parave dhe krimeve financiare

    Presidenti Meta, thirrje rinisë shqiptare: Mos u dorëzoni nga vështirësitë e kohës

    Meta mesazh të rëndësishëm: Më 25 prill do të jetë vota e qytetarëve që do të vendosë, zëri i tyre çon përpara demokracinë

    Rikthehet emisioni “Të Paekspozuarit” nga gazetari Ylli Rakipi. Ja ku do të mund ta ndiqni

  • Editorial
    BE rrëzon propagandën e Ramës: Pa zgjedhje të lira nuk ka Negociata!

    “Në rast se do të përmbyset bota…”, Rama: Kam folur me Erdoganin

    Video editorial i “Koha Jonë”: Vëllazëria Rama-Erdogan, shqiptarët do mësojnë turqisht

    Plani i PD për taksat, Rama: Po ripredikon taksimin që prek më shumë të dobëtit

    Video editorial i “Koha Jonë”: SHBA, “shuplakë” qeverisë Rama

    Koncensioni i ri i qeverisë do rrisë çmimin e karburantëve

    Me sa qindra mijë euro komprometohen ndërkombëtarët e Tiranës?

  • Aktualitet
    “Po e ktheni PS-në forcë të tretë”. Rebelohet baza socialiste e Beratit dhe Skraparit: S’duam të shiturit

    Video editorial i “Koha Jonë”: Varkën e Rilindjes nuk e shpëton dot askush nga mbytja

    Kërcënohet me jetë ministri italian Luigi Di Maio: Të duam të vdekur bashkë me gjithë napolitanët

    Di Maio kujton anijet me emigrantë 30 vite më parë: Europa duhet të tregohet në lartësinë e aspiratave të shqiptarëve

    I dha fund jetës në spitalin COVID-1, familjarët kujtojnë të riun në 30-vjetorin e lindjes, 30 pëllumba dhe tullumbace të bardhë drejt qiellit

    30 vjet nga eksodi i shqiptarëve/ Rama vizitë dy-ditore në Itali

  • Forum
    Kastriot Islami: Mirënjohje për Eliot Engel

    Sjellja e Ramës kundër zgjedhjeve të lira është e ngjashme me atë të Gruevskit

    ‘Anti- KÇK do të jetë selektive’, Mërtiri: Vetëm për një dyshim, të vendoset shiriti i sekuestros së pronës

    Pse Najada?

    “Mbreti” i financave shqiptare

    “Mbreti” i financave shqiptare

    Ra tërmet dhe pamë veç Ramën

    Besoj se Luljeta Bozo do tërhiqet nga kandidimi

    Mësimi online, Najada Çomo: Më mirë auditorët sot pa studentë dhe spitalet COVID nesër bosh

    Politika e sëmurë dhe shpresa tek doktorët

  • ShowBiz
    New York Times zbulon fakte të tmerrshme për Victoria’s Secret

    Që prej ditës së sotshme Adele është zyrtarisht e pa martuar

    Babi “cool” i Dua Lipës ka ditëlindjen, vogëlushja e tij e uron me fjalët më të bukura

    Ledri Vula humb njeriun e dashur: Pusho e qetë….

    Elon Musk planifikon të krijojë “qytetin e tij në tokë”!

  • Sporti
    Pele zgjedh pasardhësin e tij

    Pele zgjedh pasardhësin e tij

    Neymar rikthehet në stërvitje, mund të rikuperohet ndaj Barcelonës

    Klopp: Nëse vazhdojmë kështu, rrezikojë të mos kemi lojtarë për ta mbyllur sezonin!

    Klopp ngre flamurin e bardhë: Vendi i tretë do të ishte mirë!

    Inzaghi: Garë vendimtare për renditjen, ndaj Juventusit duhet të jemi perfekt!

    Pirlo beson ende: Duhet të japim maksimumin për të fituar kampionatin!

  • Kosova
    Në Kosovë nisin arrestimet, për ata që nuk respektojnë masat anti Covid-19

    Arrestohet i riu në Mitrovicë, dyshohet se theri me thikë babanë

    Vjosa Osmani pritet me duartrokitje në Parlamentin e Zvicrës

    23 vjet nga epopeja e UÇK-së, kryhen homazhet në kompleksin memorial të Jasharëve

    Pas 23 viteve, ende kullat e Jasharëve në gjendje të rëndë

    Kosovë/ Rënie e lehtë e infektimeve të reja, edhe sot 7 humbje jete në spital

  • Magazine
  • WEB TV

    Presidenti Meta: Largimi i Dvoranit është i vonuar, por pozitiv për drejtësinë

    Presidenti: Zgjedhjet janë kryekusht për integrimin. Ndëshkim për këdo që prek një votë

    Aktakuzat për Thaçin e Veselin. Mesazhi i Metës për Kosovën: Urtësi, unitet, largpamësi

    Presidenti Ilir Meta: Të informohen qytetarët për procesin zgjedhor dhe votën preferenciale

  • Kulture
    Kthehen në Luvër dy objekte të grabitura 38 vite më parë

    Poni, këngëtarja e këngës labe…

    Poni, këngëtarja e këngës labe…

    Gurakuqi: Logoja e TKOB e vjedhur, Teatri nuk ka as skenografi dhe as muze

    Covid-19 prek edhe “La Scala”-n e Milanos

    Çmimi Evropian i Letërsisë 2021, Shqipëria kandidade me 5 autorë

  • Intervista
    Grisejda Myslimi: Në Vlorë mandati i dytë i LSI i padiskutueshëm, po punojmë për të tretin

    VIDEO/ Vokshi: Refuzojeni Edi Ramën! Atë e nervozojnë kryefamiljaret e munduara

    Vokshi: Viktimat nga COVID nuk janë reale, hartohen në zyrën e Ramës

    Eurodeputeti Lega: Zgjedhjet në Shqipëri kyçe, shit-blerja e votës, korrupsioni dhe Rasha

    Bykykbashi: Me ndryshimet e njëanshme të rregullave të zgjedhjeve, Rama po kërkon të reduktojë humbjen në 25 Prill

    Bylykbashi: Pse vendosëm që të dilnim me dy lista të ndara, Rama e mbyll në 25 prill historinë me shqiptarët

    Ish-kreu i ISHP pjesë e listës së deputetëve për Tiranën: LSI do të kalojë 40 mandate në nivel kombëtar

    Besnik Jakaj: LSI ka identitetin e saj, dolëm me listë më vete për maksimalizimin e votave

No Result
View All Result

Home Kultura

Helena Kadare, një rrëfim i rrallë për karantinën e saj, librat që lexon dhe tregimet që shkruan!

24/01/2021 22:07
in Kultura
Helena Kadare: Ismail Kadare nuk po shkruan, Nobelin ka tre vite që nuk e presim më
Shperndaj Ne FacebookShperndaj Ne Twitter

Intervistoi Elion Kollçaku, dritare.net

Znj. Kadare, dua t’ju falënderoj për kohën tuaj, fillimisht! Uroj të jeni mirë me shëndet, ju dhe gjithë familja juaj! Në këtë kohë të vështirë për të gjithë, me çfarë po merreni aktualisht? Po shkruani ndonjë libër të ri, po përktheni ndonjë vepër apo ia keni kushtuar vetëm leximit?

Helena Kadare: Në të vërtetë, koha që po jetojmë është jo vetëm e vështirë, por dhe e panatyrshme. Njerëzit kanë humbur referencat e asaj lënde të çmuar që përbën jetën njerëzore. Pa dyshim ky stil i ri jete, pa kontakte direkte, pa e parë në sy bashkëfolësin, përveçse përmes zërit që sjellin antenat, ka krijuar një farë çorientimi, të themi. Ndaj, sikurse gjithë të tjerët, përpiqem t’i vë jetës së përditshme një farë drejtpeshimi, pa deformuar shumë natyrshmërinë e saj. Ndryshimi është se ca kohë më parë të gjitha veprimet kryheshin sipas një ritmi jetik të përcaktuar në përditshmërinë e tyre. Por tani që rregullat e lojës janë përmbysur dhe nuk arrin të gjesh dot komunikimet e mëparshme, do apo s’do, do t’i përshtatesh anomalisë totale, pra këtij komunikimi virtual të detyrueshëm, duke kërkuar strategji të reja. Për mua konkretisht, që s’jam në një marrëdhënie pune, e vetmja gjë që mund të bëj pa kufizim dhe pa më vrarë ndërgjegjja se po lë pas dore gjëra të rëndësishme, është leximi. Duke hedhur vështrimin nga biblioteka, dora më ka gjetur vetishëm ata libra të hershëm, te të cilët kisha siguri absolute qe nuk do të më zhgënjenin. Sepse në kohën që i kam lexuar më kanë dhënë emocione të jashtëzakonshme. U gëzova që i gjeta sërish të njëjtat ndjesi. Dhe m’u kujtuan fjalët e një filozofi që thoshte: “Aftësia për t’u emocionuar apo mahnitur pas shfaqjeve të reja të jetës, tregon se ti kërkon dhe je gjithmonë gati për të mirëpritur dhe shijuar çuditë e papritura që ofron jeta. Përpos kësaj, jam duke shkruar disa tregime, temat e të cilave i kisha lënë mënjanë në një bllok te vogël, me mendimin që t’ju kushtohesha kur “të kisha më shumë kohë”… Dhe ja ku erdhi koha e tyre. Një kohë e bollshme nën optikën time, edhe pse aspak e gëzueshme.

Në këtë vit, gati gjithçka është kthyer online. Panairi, librat blihen dhe lexohen online, ju mungon takimi fizik me lexuesin? Po ju, i qëndroni besnike kopjeve fizike apo lexoni dhe libra online?

Helena Kadare: Jo. Nuk mund të them se më mungon ky komunikim ngaqë realisht, nuk ka qenë i shpeshtë takimi im me lexuesit, po të lë mënjanë shkëmbimin e mesazheve. Më mungon pa dyshim, madje shumë, takimi me njerëzit që dua dhe për të cilët më merr malli. Shikoni, në këtë pikë unë jam shumë ballkanase. Në kundërshtim me evropianët, ata të pjesës veriore, e kam fjalën, sikurse Franca, e kanë për të madhe qasjen që kemi ne, atë të prekjes apo të përqafimit spontan. Unë jam rritur në një familje, pjesëtarët e së cilës përqafoheshin gjithë kohës, për arsyen më të parëndësishme, ose edhe pa arsye fare, s’i bie fjala për të qenë në një mendim me tjetrin. Me këtë desha të them se më merr malli dhe dua t’i shoh e t’i përqafoj njerëzit e dashur. E njëjta ndjesi me shoqëron edhe me librat. Ndaj asnjëherë nuk e kam shijuar dot leximin letrar në një kompjuter. Online lexoj vetëm lajmet. Madje është puna e parë që bëj çdo mëngjes. Nuk mund ta filloj ditën pa marrë vesh më parë se ç’bëhet nëpër botë. Dhe pa dyshim e mbi të gjitha, në hapësirën tonë shqiptare. Ju e dini, lajmet që vijnë nga vendi ynë i dashur nuk janë përherë të gëzueshme. Shumë trazime, shumë sherre, moskuptime dhe idhnime vijnë prej andej. Të gjitha këto do apo nuk do, do ta trandin humorin, për të filluar një ditë të paqme. Dhe anasjelltas. Kur atje punët shkojnë mirë, dita të bëhet e bukur. Pa dyshim, është media elektronike që na i mundëson këtë. Ndërsa procesi i leximit të librit, është diçka krejtësisht tjetër. Këtu hyjmë në një univers të ri. Shpesh herë mendoj se sa dhuratë e madhe është për njerëzimin shpikja e librit. Momenti që ke në dorë një libër të mirë është një festë. Dhe leximi i tij është një çast i privilegjuar. Mbajtja në dorë e librit s’ka asgjë të përbashkët me ndjesitë e ftohta që përcjellin makineritë. Qofshin dhe ato më të sofistikuarat. Ju mund të më gjykoni që këto që po them janë shijet e një brezi të tejkaluar. Dhe ndoshta keni ju të drejtë. Por pyetja juaj ishte për mua dhe jo për të tjerët. Dhe unë ju thashë atë që mendoj. Elektronika është e hatashme në shkencë dhe në shumë fusha të tjera, por jo për letërsinë. Sepse ajo që përftohet nga leximi i një libri të mire është diçka kaq magjike, kaq sublime sa është vështirë ta konkurrojë diçka tjetër.

Kam parë shpesh në paraqitjet tuaja publike, të thoni se jeni e para që lexoni dorëshkrimet e Ismail Kadaresë, shkrimtarit të madh, por dhe bashkëshortit tuaj. Sa e vështirë është që të bëni gjykim neutral dhe të ftohtë, por që vlen dhe anasjelltas?

Helena Kadare: Me thënë të drejtën, nuk ka qenë aspak e lehtë. Sidomos në fillim. Së pari nga droja që kisha para admirimit total të veprës së tij. Për mua, gjithçka që dilte prej penës së tij, ngjante si ylber i zbritur nga qielli. Isha studente e letërsisë dhe e kuptoja mirë me çfarë arti kisha të bëja. Ishte si të thuash, një pëlqim pa rezerva. M’u desh një farë kohe të pranoja se krahas entuziazmit që vinte pas leximit të menjëhershëm, të shihja nganjëherë edhe hijet, krahas dritës. Dhe kryesorja, të bindja veten që mund ta thosha lirisht atë që mendoja. Në fakt, kjo ishte dhe ndihma më e drejtë, që mund t’i jepet njeriut të afërt. Por e gjitha kjo gjë është një proces i ndërlikuar, që vjen natyrshëm me kalimin e kohës, me përvojën, pjekurinë e mendimit dhe mbi gjithçka, sigurinë e brendshme, që vërejtja po ndihmon dhe asnjëherë e kundërta. Gjithsesi ky mirëkuptim i ndërsjellë kërkon kohën e vet për t’u arritur. Dhe përplasjet e gjykimeve pa dyshim që janë të pashmangshme në këtë proces.

Znj. Kadare, veçse si autore, ju keni përkthyer vepra që kanë lënë gjurmë. Duke qenë vetë pjesë e këtij procesi, sa është e vështirë të jesh përkthyes në realitetin shqiptar dhe cilët janë përkthyesit shqiptarë që vlerësoni më shumë?

Helena Kadare: Konkretisht, unë vetë kam përkthyer mjaft libra të zgjedhur sipas shijeve të mia, por edhe të konsultuar disa herë me opinionin e shtypit botëror. Kam nisur përkthimin e tyre sapo kam mbyllur faqen e fundit të leximit. Me padurim. Me dashuri. Kam zgjedhur përherë librin që më ka mbushur me mrekulli. Dhe që kam dashur ta ndaj edhe me të tjerët. Sepse lexuesi shqiptar ka një veti speciale për të kapur artin e madh. Nuk e them kot dhe as rastësisht këtë pohim. Nuk është vendi për ta shtjelluar gjatë këtë temë, por puna e gjatë si redaktore në një shtëpi botuese më ka bërë të nuhas lehtësisht shijet e vërteta të lexuesve. Ka qenë një kohë, ju e dini, kur librat shiheshin me një rreptësi të frikshme para se ata të lejoheshin për botim. Lavdi Zotit, kjo kohë ka mbaruar një herë e mirë. Ndaj ruaj bindjen se lexuesi shqiptar meriton të njohë ajkën e letërsisë botërore. Pasi kam zgjedhur librin e duhur, botuesi “Onufri” ma ka pranuar propozimin dhe, për gëzimin tim të madh, publiku e ka mirëpritur zgjedhjen që kam bërë. Shumë shtëpi të tjera botuese prestigjioze kanë ndjekur këtë rrugë. Shoh me kënaqësi në librari tituj autorësh të mëdhenj botërorë. Gjithë këto shpjegime i bëra për të treguar se s’ka patur kurrfarë vështirësie apo pengese për të përkthyer librin që do. Por ndërkaq, dua të them se krahas kësaj pune të mrekullueshme, ekziston edhe një e keqe e madhe: Cilësia e dobët e përkthimit. Kam vënë re me pikëllim se libra të mrekullueshëm kanë rënë pre e përkthimeve tejet te dobëta. Të sillesh kështu me librin i bën një dëm të pallogaritshëm jo vetëm autorit, por edhe lexuesit, sidomos atij të ri, të cilit mërzia që jep një përkthim i keq ka gjasë ta zvjerdh një herë e mirë nga leximi i mirëfilltë, një erkt. Ka të ngjarë që, pas një leximi të tillë të varfër, ai ta humbë përfundimisht shijen e leximit. Fatmirësisht, vitet e fundit kanë dalë në skenë emra përkthyesish të rinj, që i bëjnë nder gjuhës shqipe nga serioziteti dhe puna plot përkushtim e tyre. Ndër përkthyesit tanë të shquar veçoj Fan Nolin dhe Petro Zhejin. Që të dy kanë sjellë në shqip, në mënyrën më mjeshtërore Don Kishotin e Mançes te Servantesit, me një pasuri dhe bukuri gjuhësore marramendëse. Përkthyes të zot kanë qenë edhe Dhimitër Pasko, Sotir Caci, Vedat Kokona, Pashko Gjeçi, Robert Shvartz.

Ekskluzive/ Helena Kadare, një rrëfim i rrallë për

Znj. Kadare, tekcilët libra jeni kthyer, i rilexoni me kënaqësi dhe i rekomandoni gjithmonë, se duhet të jenë patjetër në listën e të gjithë atyre që duan leximin? Në këtë kohë, kemi nevojë më shumë se kurrë për rekomandime librash dhe kur vijnë nga ju, jemi gjithë sy e vesh.

Helena Kadare: Ka shumë libra të bukur në botë, të cilët nuk duhen lënë pa lexuar. Të tillë janë domosdoshmërish “Iliada” e Homerit, “Don Kishoti” i Servantesit, “Tri gratë” e japonezit Jasushi Inue, që është quajtur nga kritika bizhuja e historisë së dashurisë japoneze, “100 vjet vetmi” i Garcia Markezit, Poemat e Anna Ahmatoves, “Zoti President” i Asturiasit, “Çifutja e Toledos e Fojtvangerit, “Shakaja” e Milan Kunderës, ” Nderi i humbur i Katerina Blumit” i Henrik Bëll. Do rreshtoja këtu edhe një libër jo shumë të njohur të një gjermaneje anonime (por që më vonë doli identiteti i saj) që ka botuar ditarin e saj nga hyrja e ushtrisë ruse në Berlin, në mbarim të Luftës së Dytë Botërore. Libri quhet “Një grua në Berlin”. Mendoj se secili prej nesh ka shumë të mësojë prej tij. Ndërkaq dua të shtoj se ka edhe shumë libra të tjerë të mrekullueshëm, por kjo listë i përket vetëm shijeve të mia. Para ca ditëve lexoja diku: Mendja jote është biblioteka jote. Shpërndaje. Atë bëra.

Ekskluzive/ Helena Kadare, një rrëfim i rrallë për

Për fund, znj. Kadare, do të doja dy mesazhe nga ju, një për autorët shqiptarë dhe shtëpitë botuese dhe një për lexuesit besnikë, në këtë kohë kovidiane.

Helena Kadare: Eh! Gjithmonë më është dukur gjëja më e bezdisur dhe e papërshtatshme dhënia e këshillave. Ndoshta kjo më vjen nga një kohë e largët kur të gjithë të rriturit kërkonin të më jepnin me doemos këshilla për gjithçka. Sepse kam vënë re që përvoja e të tjerëve nuk transportohet asnjëherë. Megjithatë, meqë m’i kërkoni, dy gjëra mund t’i them nga përvoja personale. Autorëve të rinj do të doja t’u kujtoja se koha nuk është kaq e pafundme sa ç’na duket kur jemi të rinj. Ndaj ajo duhet përdorur me gjithë potencialin e mundshëm në çdo moment. Një thënie e vjetër thotë: “Kur desha të dija se ç’kishte qenë jeta, ktheva kokën mbrapa të shoh, por ajo kishte mbaruar.” Ndërsa për botuesit kam vetëm një kujtesë. Vëmendja maksimale për gjuhën në librat që botojnë. Është kaq shumë e rëndësishme kjo!(dritare.net)

ShareTweetSend
Previous Post

“Rreshjet e shiut do të intensifikohen”, Bashkia e Vlorës paralajmëron qytetarët: Tregohuni të kujdesshëm

Next Post

Rikthehen përmbytjet. Në Durrës bllokohen rrugët, në Vlorë bashkia paralajmëron qytetarët

Related Posts

Kthehen në Luvër dy objekte të grabitura 38 vite më parë
Kultura

05/03/2021 14:02
Poni, këngëtarja e këngës labe…
Kultura

Poni, këngëtarja e këngës labe…

04/03/2021 21:34
Gurakuqi: Logoja e TKOB e vjedhur, Teatri nuk ka as skenografi dhe as muze
Kultura

Gurakuqi: Logoja e TKOB e vjedhur, Teatri nuk ka as skenografi dhe as muze

04/03/2021 18:59
Covid-19 prek edhe “La Scala”-n e Milanos
Kultura

Covid-19 prek edhe “La Scala”-n e Milanos

04/03/2021 17:02
Çmimi Evropian i Letërsisë 2021, Shqipëria kandidade me 5 autorë
Kultura

Çmimi Evropian i Letërsisë 2021, Shqipëria kandidade me 5 autorë

03/03/2021 20:20
Rama homazh për kompozitorin Agim Krajka: Njeriu që u fishkëllye nga buzët e të dashuruarve të botës së djeshme shqiptare pa youtube

03/03/2021 18:36
Next Post
Rikthehen përmbytjet. Në Durrës bllokohen rrugët, në Vlorë bashkia paralajmëron qytetarët

Rikthehen përmbytjet. Në Durrës bllokohen rrugët, në Vlorë bashkia paralajmëron qytetarët

Discussion about this post

EDITORIAL

BE rrëzon propagandën e Ramës: Pa zgjedhje të lira nuk ka Negociata!

BE rrëzon propagandën e Ramës: Pa zgjedhje të lira nuk ka Negociata!

05/03/2021 20:53

-Tre ditë pas vizitës së Edi Ramës në Bruksel, Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian miratoi dje rezolutën që hedh...

30 vite KOHA JONE

Arban Hasani: Liderët ndryshe

Arban Hasani: Liderët ndryshe

05/03/2021 20:39

(Botuar me 14 qershor 1998 në KOHA JONE) Nga Arban Hasani- Branko Cervenkovski, kryeministri i Republikës pak të njohur të...

Ramiz Alia: Të gjithë jemi UÇK!

Ramiz Alia: Të gjithë jemi UÇK!

05/03/2021 20:38

(Botuar me 7 qershor 1998 në KOHA JONE) Nga Ramiz Alia Kosova po digjet nga ushtria dhe policia e Millosheviçit....

Rreth Nesh

Gazeta "Koha Jone" themeluar si e pavarur me datë 11 Maj 1991.
Botues: Nikoll LESI . Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANE

Na Ndiqni

NIPT:J71425013C
  • Historiku i Koha Jone
  • Kontakt

© 2019 Kohajone.com

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • Editorial
  • Aktualitet
  • Forum
  • ShowBiz
  • Sporti
  • Kosova
  • Magazine
  • WEB TV
  • Kulture
  • Intervista

© 2019 Kohajone.com