Home KRYESORE Populli i Kru...

Populli i Krujës u helmua nga uji. Qeveria justifikohet, kurse Opozita rri në shtëpi!

238
0

Nga Artan Fuga

Kush e helmoi popullin e Krujës? Çfarë bëhet? Njoftohet se 500 të shtruar në spital me helmim në Krujë. Dhe mediat nuk çojnë gazetarët të investigojë dhe të raportojë nga Kruja. A thua se duhet të shkojë në Kazakistan. Krujë, o Krujë është, një vrap pele larg nga kali i Skënderbeut në Tiranë.

Në vend të kësaj merren gjithë ditën se çfarë i tha kryetari i komisionit drejtoreshës së administratës të Kuvendit! Dola jashtë! Nuk dal! Mos dill Do dal! Po turp mo nuk kemi!

Gjithë qeveria duhet të ishte në Krujë sot! Kërkim ndjese dhe marrje masash urgjente. Kemi helmim masiv të popullsisë. Ndoshta edhe me dashje.

Ujësjellësi i Krujës jep njoftime, a thua se është në retë e Salisalltikut, kur duhet të ishte vendosur para akuzës! Menjëherë. A e kontrollojnë cilësinë e ujit çdo orë, apo varja?

Krutanë hesapi, le të helmohen! Turp! Unë pres që prokuroria të akuzojë ujësjellësin për helmim masiv të popullsisë! Çfarë faktesh pret të mbledhi? Faktet janë brenda në spital!

Mirë qeveria asht n’gjum or tej, po deputetët e opozitës ç’më rrinë në kolltuqe të ngrohtë në vend të zaptojnë bashkinë e Krujës dhe ujësjellësin për ta tundur atë vend! Hajde opozitë, hajde! Apo merren me kalin e ngordhur të zgjedhjeve të 25 prillit të njohura nga partnerët ndërkombëtarë!

Paskan bërë zbulimin e madh se zgjedhje qenkan të parregullta meqë nuk votuan emigrantët! Çfarë komedie! Helmim masiv.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit