Home Aktualitet Heqja e Minis...

Heqja e Ministrisë së Integrimit, Gjoshaj: Suprizë, por BE duhet të reflektojë

90
0

Edhe në qeverinë ”Rama 3”, nuk ka Ministri për Integrimin. Për ish-ministren e Integrimit Klajda Gjoshaj heqja e ministrisë të cilën ajo drejtonte dikur ka qenë një surprizë. Për të BE-ja ka nevojë për reflektim, kjo për shkak se përgjatë pandemisë shtetet janë mbyllur në vetvete.

”Për mua ka qenë surprizë. Kam ndjerë dhimbje se ka qenë një nga ato ministri që administrata ka qenë që në fillimet e saj. Një pjesë e atyre njerëzve që unë punova sot punojnë me organizata të huaja. E dyta ka qenë heqja e prioritetit të integrimit.

Sot kemi një kryenegociator që rri në zyrën e kryeministrit. E kam të vështirë të kuptoj se çfarë ndodh me koordinimin e procesin. Kush janë njerëzit që do të kryesojnë negocimin? A janë krijuar grupet? Për mua lajmi i Reuters nuk është surprizë. BE ka momentet e saj të reflektimit. Procesi është shumë ii vështirë, aq më tepër në këto kohë pandemie.

Nëse deri dje diskutohej pjesa e solidaritetit, sot vendet janë mbyllur në vetvete. BE ka nevojë për reformim të insituticoneve dhe ka nevojë për disa gra dhe burra shtetarë që nuk mendojnë vetëm brenda kufijëve të tyre”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit