Heshtje për Berishën “non grata”, Rama: Flet vet Sekretari i Shtetit

Kryeministri Edi Rama është pyetur nga “Zëri i Amerikës” lidhur me qëndrimin e tij ndaj shpalljes së ish-kryeministri Berisha non grata nga qeveria amerikane.

Rama e argumentoi faktin që nuk është shprehur mbi këtë çështje si një element që do ta politizonte edhe më shumë argumentin.

Zëri i Amerikës: Zoti Rama, deri më sot ju nuk jeni prononcuar lidhur me përcaktimin e Sekretarit të Shtetit për ish kryeministrin Berisha, pavarësisht se bëhet fjalë për një ngjarje jo të zakonshme. Përse keni zgjedhur të heshtni?

Kryeministri Rama: Flet vet Sekretari i Shtetit në këtë rast dhe mendoj që çdo prononcim në këtë drejtim do të politizonte edhe më shumë një fakt, i cili nuk ka nevojë për koment, një fakt që është në sytë e gjithë shqiptarëve, jo sot, por prej vitesh e vitesh, një fakt që tregon se Shqipëria ka hyrë në një fazë të re dhe se nuk ka më asnjë monument të parrëzueshëm të të shkuarës së korrupsionit dhe të pengimit të demokracisë.

SHKARKO APP