Home Aktualitet Hetohet gabim...

Hetohet gabim vdekja e rusëve në Qerret

466
0

Veprimet hetimore janë në vendqëndro për vdekjen e turistëve rusë Sergei, Natalia, Ekaterina dhe Nikita në Qerret të Kavajës. Policia dhe prokuroria e Kavajës deklarojnë se dërguan mostra uji dhe ajri, kryesisht për këtë të fundit as që është kryer ekspertizë që duhej realizuar brenda mbrëmjes së të premtes dhe as që janë kërkuar për ndihmë në atë moment ekspertë të shëndetit publik.

Grupi i hetimit që po investigon vdekjen misterioze të katër turistëve rusë ka këqyrur dhe dërguar në mënyrën e gabuar pranë ISHP mostrat e pishinës pranë të cilës u gjetën të pajetë trupat e katër qytetarëve rusë. ISHP e ka kthyer pas dhe ka kërkuar t’i dorëzohet në formën e duhur nga ligji.

Profesor Arben Luzati thotë se këto mostra duhet të ishin marrë nga specialistët. ”Mostra do të merret sipas kësaj rregullore dhe sipas këtij standardi. Për të qenë transparentë, oficerët e policisë gjyqësore kishin sjellë mostrën jo sipas kërkesave të rregullores. Kishin marrë mostrat vetë, kjo mënyrë duhet të rregullohet njëherë e mirë dhe të ndahen detyrat e secilit”.

A ndodh vdekja nga helmimi i klorit? ”Irritime, vështirësi, Kur ka klor të tepër japin, por deri në vdekje nuk kam dëgjuar. Flasim për pishina të mbyllura”,-thotë Arben Luzati për ”Top Channel”.

Këto veprime ngrenë pikëpyetje mbi mënyrën si është administruar vendngjarja dhe a kanë apo jo kapacitete institucionet shqiptare për të kthyer përgjigje shkencore dhe të pakontestueshme mbi vdekjen e rusëve që u gjetën të vdekur nga recepsionistja gati një orë pasi kishin hyrë në pishinën dhe xhakuzin e rezortit në Qerret.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit