Home Bota Hidhet për të...

Hidhet për të shpëtuar të motrën, 10-vjeçari humb jetën në lumë

14
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në në një lumë në Dakotën e Jugut, në SHBA ku një djalë në moshën 10-vjeçare, ka humbur jetën pasi është hedhur për të shpëtuar të motrën.

Mësohet se Ricky Lee Sneve u hodh lumin Big Sioux për të ndihmuar motrën e tij, por që nuk ia ka arritur që të shpëtojë vetë.

Mediat raportojnë se ai së bashku me motrën e tij, ishin së bashku me familjen për piknik në këtë zonë, por duke luajtur motra e tij ra në ujë. Fillimisht u fut i ati i 10-vjeçarit në ujë, dhe më pas u hodh dhe Ricky, i cili arriti që të shpëtonte motrën e tij.

Trupi i këtij të fundit  i cili humbi jetën në lumë u gjet pas disa orësh kërkimi nga një ekip polumbarësh.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit