Home Aktualitet Hije skandali...

Hije skandali tek provimi për Magjistraturën, reagon drejtori i Shkollës, Rakipi: Korrigjuam gabimin

66
0

Konkursi i Magjistraturës prej nga ku dalin gjyqtarët dhe prokurorët e rinj në vend është shoqëruar me hije të forta skandali një ditë më parë. Provimi i kandidatëve, pasi është dorëzuar nga këta të fundit, është kontrolluar me scantron dhe në prezencën e të gjithëve është shpallur edhe lista fituese nga ku ka rezultuar se 79 emra kanë marrë 63 deri në 86 pikë, të mjaftueshme për t’u renditur në krye.

Por 24 orë më vonë kur është shpallur lista zyrtare ka rezultuar se nuk ishin më 79 fitues, por 121. Pasi janë njohur me këtë fakt 27 prej kandidatëve i kanë dërguar një peticion drejtorit të Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi ku i kërkojnë anulimin e konkursit.

“Nga Drejtori i Shkollës z. Rakipi u pranua ditën e sotme se procesi i korrigjimit ka pasur probleme pasi pajisja scantron nuk ka funksionuar dhe po në datën 22 prill pasi janë larguar kandidatët janë korrigjuar edhe njëherë tezat pa prezencën e pjesëmarrësve dhe lista përfundimtare ka rezultuar me katër pikë plus për kandidatët fitues duke çuar listën përfundimtare fituese në 121 kandidatë. Ky fakt ka cenuar rëndë procesin dhe transparencën e cila parashikohet në Rregulloren e Brendshme të Shkollës. Sa më sipër kërkojmë anullimin e provimit të pranimit”, thuhet në peticion.

Lidhur me kërkesën e kandidatëve ka reaguar edhe drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi i cili thotë se rivlerësimi i tezave u bë pasi gabimisht scantron kishte llogaritur pikët maksimale 96 dhe jo 100 dhe kjo kishte sjellë ankimin e kandidatëve që nuk ishin shpallur fitues.

“Ne kemi patur shumë ankesa dhe do vlerësohen një më një. Pas shqyrtimit të ankesave do përpilohet rezultati, ndërkohë që nesër do të zhvillohet provimi profesional tek kompleksi olimpik te pishinat në orën tetë. Dje scantron shpalli 79 fitues, ku shuma e pikëve është një qind pikë dhe scantroni gabimisht ka llogaritur listat duke u bazuar në 96 pikë. Nuk shoh arsye pse provimi të përsëritet, nuk bëmë gjë tjetër veçse korrigjuam gabimin e parë që kishte lënë jashtë garës të tjerët. Ankesat po i shqyrtojmë”, tha Rakipi. /Top Channel/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit