Home Aktualitet Hijet që la p...

Hijet që la pas 27-vjeçarja, familja akuza për vra*sje! Del biseda e 39-vjeçarit: Vetë i hëngri b*tha

2751
0

Një tjetër grua i dha fund jetën, pasi në rrjete sociale i qarkulloi një foto shumë intime. 27-vjeçarja është hedhur nga kati i katër i pallatit në Kamëz. Në pranga për këtë ngjarje ka rënë një personazh i njohur i TikTok-ut, Altin Çoku, i cili dyshohet se ia ka publikuar foton intime vajzës në rrjetet sociale.

E reja kishte konflikte me bashkëshortin shqiptar të Kosovës, me të cilin ka edhe një vajzë 2 vjeçe, dhe gjatë kësaj kohe ishte njohur me Altin Çokun. Ajo i kërkonte të hiqte foton, por ky pretendonte se nuk e kishte publikuar vetë, ndërsa herë të tjera i kërkonte të vijonin lidhjen. 39-vjeçari teksa bisedon me Clevion në Tik-Tok, tregon si ishte njohur me të renë, e cila sipas tij ishte edhe i ndarë nga burri. Sipas versionit të Çokut, ka qenë vetë vajza e cila ka bërë foton me të, por më pas kjo foto është marrë nga shoku i 39-vjeçarit dhe më pas e ka shpërndarë duke hapur edhe profile false.

“Unë me një shoqen time në hotel me të, bëri foto ajo me mua lakuriq kokën tek gjoksi im. Unë dal tu pi kafe me një shok timin, por unë telefonin e mbaj pa kod. Unë shkoj me banjo të lokalit, ajo goca më ka cuar foto, duke më thënë shiko ca foto kemi bërë në hotel. Ky ka marrë telefonin dhe ka marrë foton dhe ja ka shpërndarë miletit. Cuca e huaj e ndarë me burrë, edhe unë kam bërë debat me gruan time. Gjynah për gocën e huaj, po ajo vetit ja ka bo. Se vetë i ka hëngër bytha me bo foto. Nuk është tu më rrujt k**i për të”, tregon Altin Çoku.

Tezja e 27-vjeçares në një prononcim për mediat kërkon drejtësi, ndërsa thotë se po e varrosin vajzën pa e ditur se si është e vërteta e kësaj ngjarjeje. Ajo hedh pretendime se mbesa e saj nuk është vetëhedhur, por që ka qenë dikush që e ka shtyrë.

Po ashtu tezja shprehet për mediat se 27-vjeçarja ka punuar rreth 3 ditë si sanitare në banesën e Altin Çokut dhe më pas sipas saj nuk ka shkuar më. Daja thotë se nuk kanë pasur dijeni që vajza të ketë pasur një lidhje me personazhin e TikTok, i cili i publikoi edhe foton. Ai kërkon që Çoku të dënohet me burg përjetë ose do bëjë vetëgjyqësi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit