Hiqen barrikadat nga veriu i Kosovës, vjen reagimi i menjëhershëm i ambasadës amerikane

I ngarkuari me punë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Nicholas Giacobbe, ka reguar lidhur me largimin e Njësisë Speciale dhe heqjen e barrikadave në veri të vendit. Ai ka shprehur mbështetjen e plotë për këtë vendim dhe tha se Kosova dhe Serbia janë duke e zbatuar marrëveshjen e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për kufi.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka shkruar se trupat e KFOR-it do të qëndrojnë për dy javë në kufi, teksa u ka bërë thirrje shteteve që të vazhdojnë dialogun.

“Progres i mirë nga Kosova dhe Serbia pas implementimit të marrëveshjes së ndërmjetësuar nga BE-ja në kufi. Prezenca e përkohshme e KFOR-it, për dy javë ne presim që funksionimi i kufirit të kthehet në normalitet. Koha që të ecet përpara në këtë momentum dhe të rikthehet seriozisht dialogu”, thuhet në reagim.

SHKARKO APP