Home ShowBiz Hitet e verës...

Hitet e verës/ Anxhela Peristeri VS Elvana Gjata, cili klip ju pëlqen më shumë

74
0

Vera sapo ka nisur, bashkë me të dhe hitet muzikore.

Anxhela Peristeri dhe Elvana Gjata së  fundmi  kanë prezantuar për publikun këngët e tyre më të reja, duke u shtuar kështu në listën e hiteve për verën e 2021-it.

Anxhela Peristeri lançoi këngën e saj më 9 qershor.

‘Nuk Më Doje’, duket se është pritur mirë nga publiku dhe sidomos nga të huajt. Kjo vërehet nga komentet e shumta në Youtube , ku  të huajt komplimentojnë këngëtaren për vokalin e saj impresionues.

Pjesëmarrja në Festivalin EVropian të Këngës, ka dhënë frytet e para për Anxhelën, e cila tashmë është e njohur jo vetëm për publikun shqiptar por edhe për atë ndërkombëtar.

“Love from India. Thanks to Eurovision that I found you” ( Shumë dashuri nga India. Falë Eurovision-it të gjeta!), shkruan një adhurues nga India për Anxhela Peristerin.

Ndërkohë mbrëmë, Elvana Gjata, lançoi këngën ‘Loti’, një këngë romantike, që flet për trishtimin, lotët e ndarjes. Ndonëse nga titulli duket nostalgjike, kënga është melodioze më një refren mjaft ritmik.

Po ashtu komentet kanë qenë të shumta dhe për Elvanën. “Si gjithmonë Elvana nuk zhgënjen me projektet e saj”, shkruan një përdorues.

Në klip Elvana shfaqet vetëm, duke tërhequr vëmendjen me pamjen e saj elegante. Po ashtu në klip përdoren efekte vizuale, siç është makina që ‘fluturon’.

Tashmë mbetet për të shjijuar dy hitet e reja dhe verën.

Si Elvana ashtu edhe Anxhela janë dy ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar.

Mbetet për tu parë se cila këngë do të ‘fitojë betejën në luftën e klikimeve’ në Youtube.

Po juve cila këngë ju pëlqeu me shumë?

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit