Homazhet për nënkomisarin Saimir Hoxha. Të afërm e kolegë e përcjellin policin e ndjerë në banesën e fundit

Përcillet për në banesën e fundit nënkomisari Saimir Hoxha. Oficeri 45-vjeçar i Krimeve në Policinë e Lezhës u vra dje në krye të detyrës nga një 21-vjeçar. Ai la pas dy fëmijë të mitur që nuk do munden më ta thërrasin babain e tyre e ai t’i shohë tek rriten.

Për të nderuar figurën dhe sakrificën e tij, janë mbajtur sot në pallatin e Kongreseve homazhe, ku kanë marrë pjesë mijëra persona. Mes atyre që kanë nderuar nënkomisar Hoxhën, Dëshmor i Atdheut, kanë qenë dhe Presidenti i Republikës Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, kreu i PD-së Lulzim Basha si dhe drejtues të tjerë, miq e kolegë.

 

SHKARKO APP