Humbet kontrollin e motorit, aksidentohet rëndë një person në Korçë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë, ku një person ka mbetur i plagosur.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Dvoran, ku një person ka humbur kontrollin e motorit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë mësohet se ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë shëndetësore. Rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti janë ende të paqarta

SHKARKO APP