Home Aktualitet Humbi më 25 p...

Humbi më 25 prill/ Pas kthimit nga SHBA, Rudina Hajdari tregon se çfarë do të bëjë

30
0

Në politikë u fut si deputete e PD-së, por në zgjedhjet e 25 prillit hyri në garë me një tjetër parti. Rudina Hajdari thotë se nuk ndihet aspak e keq ardhur për faktin se nuk u zgjodh deputete.

”Jo nuk më vjen aspak keq sepse kam bërë një betejë të fortë dhe jam shumë krenare për betejat që kamë bërë në parlament. Beteja për të qëndruar në parlament, për të dhënë mesazh që opozita ka nevojë për të bërë betejat e saj kundrejt çdo qeverie. Duhet luftuar brenda sistemit, për këtë kam qëndruar dhe jam krenare, patjetër që kjo është kostoja që merr me pas”.

Për të ardhmen e saj në politikë, Rudina Hajdari thotë se do të jetë aktive dhe se do të japë të njëjtin kontribut dhe me të njëjtat parime që ka pasur. Hajdari tha se do të jem një vlerë e shtuar për çdo parti që përfaqëson frymë opozitare. Hajdari pohoi se ajo po risheh pozicionin e saj tek ”Nisma Thurje”, partia me të cilën kandidoi në zgjedhjet e 25 prillit.

”Dua të jem aktive në politike, do të jem një njeri që do jetë një vlerë e shtuar për atë që përfaqëson fryma opozitare. Duhet parë se ku do të shkojnë gjërat. Kontributi që do të jap do të jetë po e me të njëjtat parime që kam pasur. Jam akoma në një analizë të të gjithë situatës, por do të vazhdoj rrugëtimin tim të jem aktive në politikë. Jam duke riparë pozicionin tim tek Nisma Thurje”, tha për ”Report Tv”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit