Home Kosova Hyseni: Dialo...

Hyseni: Dialogu me Serbinë mund të përmbyllet brenda 2021

22
0

Në mbledhjen e Samitit të Ballkanit Perëndimor, pati një përplasje mes kryeministrit të Kosovës dhe homologes serbe. Për dialogun Serbi-Kosovë, Skënder Hyseni, thotë se procesi mund të përmbyllet edhe brenda këtij viti.

“Dialogu duhet të përmbyllet patjetër me njohje të ndërsjellë, përfundimi I këtij dialogu nuk duhet të lërë asnjë aspekt të konflikt mes Serbisë dhe Kosovë të pazgjidhur. Kemi momentin dhe nëse ne do të dimë ta shfrytëzojmë mund ta përmbyllim procesin Brenda këtij viti dhe nuk e shoh aspak të pamundur që Kosova dhe Serbia deri në fund të vitit të nënshkruajnë një marrëveshje përfundimtare”, theksoi Hyseni për ”Euronews Albania”.

Për të kjo varet nga fakti nëse kryeministri Albin Kurti është i ndërgjegjshëm se duhen zbatuar marrëveshjet dhe porositë e SHBA. Ai thotë edhe se Kurti duhet të heqë dorë nga arroganca që ai dhe Vetëvendosje po tregojnë si në politikën e brendshme ashtu edhe në politikën e jashtme. Sipas ish-kryenegociatori nga takimi i 15 qershorit në Bruksel nuk pritet “asgjë spektakolare” pasi “efektivisht është vazhdim i dialogut që ka filluar në korrik të vitit të kaluar”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit