Home Aktualitet I bënë atenta...

I bënë atentat në sy të fëmijëve nga një person i veshur si polic, momenti kur Policia arreston Edison Begajn në Vlorë

17
0

Edison Begaj, i cili u plagos disa dite me pare në Vlorë, është shoqeruar në Polici ditën e sotme, pas një aksioni blic ku moren pjesë Policia e Vlores dhe RENEA.

Edison Begaj është personi i cili u plagos pak dite me pare teksa po kthehej në shtëpi. Ai u qëllua me pistoletë në sy të fëmijëve nga një person i maskuar si polic.

Burime bëjnë me dije se Edison Begaj, është arrestuar pasi gjatë kontrollit në operacionin Blic të zhvilluar nga RENEA, i është gjetur një armë zjarri me vete.

Begaj, 38 vjeç, është qëlluar me pistoletë nga një person i veshur me uniformë policie, që i afrohet në këmbë, pak dite me pare. Drejt Begajt u qëllua pesë herë, mirëpo fatmirësisht për të katër plumba e prekën në këmbë duke e lënë të plagosur.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 29 majit teksa e gjithë skena është parë nga dy fëmijët, të cilët ishin ulur në sediljen e parë të makinës së Begajt.

Pasi u plagos, Begaj është dërguar në spital nga bashkëshortja. Çifti ka lëvizur bashkë me fëmijët duke pasur frikën e një atentati të dytë.

Begaj nuk është një emër i panjohur për policinë e Vlorës dhe jo vetëm, pasi ai ka qenë subjekt i Operacionit Forca e Ligjit, në maj të vitit të kaluar, ku i është kërkuar që të deklarojë pasurinë e tij. Ai ka qenë i arrestuar më herët në Vlorë dhe në Itali, për trafikun e sasive të mëdha të drogës.

Begaj ka qenë i dënuar nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë me 7 vite e 6 muaj burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e municioneve luftarake”.

Ndërkohë gjashtë vite më parë, më 19 mars 2015 ai dyshohet të jetë përfshirë gjithashtu në një përplasje me armë me policinë. Ai së bashku me tre persona dyshohet se po transportonin drogë me një makinë dhe kanë kundërshtuar me armë arrestimin. /Faxweb

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit