Home Aktualitet I dehur në ti...

I dehur në timon, shoferi përplas makinën e parkuar, shoqërohet me urgjencë në spital

5
0

Mbrëmjen e sotme një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën “Mujo Ulqinaku”, në Lagjen nr.5 të qytetit Durrësit.

Si pasojë e përplasjes së një autoveture tip “Ford Fokus”, me një makinë të parkuar në anë të rrugës  ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit. Shkak për aksidentin është bërë drejtimi i mjetit në gjendje të duhur nga ana e shoferit në fjalë.

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Faxnews, makina me të cilën udhëtonte personi i dehur është përmbysur plotësisht në mes të rrugës, duke dëshmuar fuqinë e përplasjes.

Mësohet se është bërë transportimi i personit të lënduar në spital pë të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në spial. Burime bëjnë me dije se ai nddhet në gjendje të mirë shëndetësore, jashtë rrezikut për jetën.

/ faxweb/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit