I dënuari i përjetshëm Admir Tafili pritet të hapë ”kutinë e pandorës”

Nga burgu i sigurisë së lartë të Burrelit i dënuari i përjetshëm Admir Tafili, sot u dërgua në SPAK. Ai ka kërkuar rihapje dhe hetim të thelluar për vrasjen e babait të tij, Bahri Tafili.

Gjatë të gjithë ditës së sotme, është pyetur nga dy prokurorë të SPAK ndërsa seanca ka përfunduar për të rinisur sërish ditën e nesërme.

Admir Tafili po hap “kutinë e pandorës” për ngjarje kriminale të ndodhura së fundmi dhe gjatë dy dekadave në qytetin e Shkodrës, ku përmenden grupe të forta kriminale. /TCH/

SHKARKO APP