Home ShowBiz I ndaluan “Sh...

I ndaluan “Show i së premtes”, reagon Adelina Ismaili: Unë jam nënë e cila nuk beson në robëri!

223
0

E diela ka ende orë, dhe ende Adelina Ismaili nuk ka publikuar emisionin e ndaluar, të cilin ajo u premtoi ndjekësve të saj se do ta mundësojë të dielën.

Pas vendimit të RTK-së për të ndaluar transmetimin e emisionit të Adelina Ismailit, e cila kishte të ftuar teologun Drilon Gashi, këngëtarja reagoi me një postim duke thënë se do ta publikojë këtë episod në llogarinë e saj në Facebook.

Ismaili gjithashtu bëri të ditur se transmetimi i këtij episodi të emisionit të saj “Show i së premtes” do të bëhet të dielën.

“Miqtë e mi. Emisionin e plotë ‘Show i së premtes’ me mysafir teologun Drilon Gashin, do ta publikojmë nesër në Facebook-un tim. Unë besoj ende në liri”, shkroi ajo në një postim në Facebook dhe Instagram.

Edhe pse është e paqarta arsyet e vërteta, se pse është ndaluar emisioni i Adelina Ismailit, nuk është e vështirë të kuptohet mes rreshtash, se kemi të bëmë me një censurë të pretenduar. Konkretisht këngëtarja nuk specifikon diçka përtej retorikës së postimit në rrjetet e saj sociale, Facebook dhe Instagram. Ajo rreket që duke na kujtuar mbi veprimtarinë e saj, insiston tu bëjë me dije atyre që nuk kanë lejuar zhvillimin normal të transmetimit të programit të saj se janë të gabuar dhe se do të jenë të humbur në këtë përballje.

Unë jam Adelina e vogël që këndonte ‘Me dy gishta përmbi sy të kërkoj demokraci’ me Zanfinën 5-vjeçare, nën hundët e milicisë. Unë jam Adelina e ‘Lavdi ushtari im’ në kohë lufte. Unë jam Adelina e ‘Ushtrinë time do ta bëj’ e pasluftës. Unë jam ‘Sajzeza’ e ‘Amaneti’. Unë jam ‘Skënderbeu’ e ‘Konstantini’ Unë nuk frikësohem, por zhgënjehem. Dhe ngrihem prapë. Unë jam nënë e cila nuk beson në robëri. Unë jam grua e cila vdes vetëm për dashuri. Jam motër krenare. Jam bijë e kësaj toke, tjetër nuk kam. Jam Adelina juaj tash e 38 vite. Ju uroj shikim të këndshëm nesër. Një fitore e vogël në një rrugë të gjatë. Nga zemra faleminderit për mbështetjen.

Adelina njoftoi dy ditë më parë për ndalimin e transmetimit të këtij episodi.

Të dashur miq. Sonte u njoftova jo zyrtarisht që është ndaluar transmetimi i emisionit tim show i së premtes sonte nga u.d. së kryeredaktorit të RTK-së. Për më shumë info, do t’iu njoftojmë në ditët në vijim.

 

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit