Home Aktualitet “I njoh, më d...

“I njoh, më dhemb shpirti”, trishtim në Patos për familjen Gushi

3
0

Ishin bashkë në një makinë kur ndërruan jetë ndërsa shkuan të ndarë nga njëri-tjetri për herë të fundit në banesën e tyre.

Mes dhimbjes dhe lotëve, të afërm dhe banorë të Patosit u dhanë lamtumirën 4 anëtarëve të familjes Gushi që u përcollën për në banesën e fundit. Një familje u shua. Ngjarja i ka tronditur të gjithë, sidomos ata që i njihnin.

Unë që i njoh, më dhemb shpirti, u mbyll dera”, është shprehur një banor.

Çifti i bashkëshortëve Eduart dhe Silvana dhe dy vajzat e tyre të mitura Anastasia dhe Eva humbën jetën tragjikisht në aksin Fier Levan. Makina me të cilën ata udhëtonin u godit nga pas nga një tjetër mjet ku ndodheshin 3 të rinj. Këta të fundit u plagosën dhe janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shoferi u arrestua./ Klan News

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit