Marjo Fetaj, 27-vjeç, i shpëtoi një atentati mbrëmjen e së hënës në Vlorë. Një person e priti atë para shtëpisë, brenda një automjeti tip BMW. Pasi Fetaji doli nga shtëpi, autori qëlloi dy herë por 27-vjeçari nuk mori asnjë plumb. Autori u largua më pas me një automjet me qetësi. Një ditë pas kësaj ngjarje, mësohet se Fetaji ka deklaruar në polici se nuk e njihte autorin. “Nuk e dalloja se mbante kapuç. Nuk kam asnjë konflikt”, ka thënë ai para policisë.
Discussion about this post