Një sasi tritoli është vendosur ndaj një automjeti gjatë natës së shkuar.Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:20 minuta në zonën e Kthesës së Kamzës në Tiranë.
Mësohet se automjet ishte në pronësi të shtetasit Gjyran Ahmati.
Ndërkohë, policia thotë se bëhet fjalë për një defekt në pjesën e baterisë u kaa marrë flakë mjeti i parkuar në përdorim nga shtetasi Xh.A.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Discussion about this post