Home Forum Identiteti dh...

Identiteti dhe imazhi ndërkombëtar i Kosovës-Sfidë e reputacionit

189
0

Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti

Çdo komb në botë është i ballafaquar me sfida që vijnë nga çështje të identitetit kombëtar, imazheve perceptuese jashtë dhe reputacionin ndërkombëtar. Në mënyrë të veçantë diplomacia publike është e përfshirë në këtë çështje. Në këtë aspekt, Kosova po përballet me tre sfida njëherësh: Si të brendojë identitetin kombëtar? Si të përmirësojë imazhin perceptues jashtë? Dhe si të lartësojë reputacionin ndërkombëtar?

  1. Kosova – Ndërtimi i identitetin kombëtar nga mit në realitet

Sfida e parë për Kosovën është për të brenduar identitetin kombëtar dhe për ta paraqitur atë në botë. Çështja e identiteti kombëtar të Kosovës është komplekse dhe vjen që periudha e mesjetës duke filluar nga beteja e Kosovës e vitit 1389. Tekstet historike dhe gjeografike Serbe, liturxhia e Kishës Ortodokse, publikimet e Akademisë së Shkencave dhe Arteve, sikundër politika për shumë kohë po përpiqen të paraqesin identitetin e Kosovës si “zemra e Serbisë”, si “shpirti i truallit Serb”, “vend i shenjtë Serb” dhe “Jeruzalemi i Kombit Serb”.1) Propaganda Serbe thotë  që “shqiptarët janë ardhacakë të vonë në Kosovë”, “ata janë myslimanë ose periferi e Osmanëve”, origjina e tyre është “barbare” që vjen nga malet dhe ata kanë pushtuar territorin Serb me forcë. Serbët i shohin shqiptarët “ardhës relativisht të vonë në Kosovë, agjent të përdorur nga Otomanët në përpjekjet për t’i larguar forcërisht Serbët nga rajoni”. 2) Serbët i kanë stigmatizuar Shqiptarët e Kosovës si “ekstremist dhe të dhunshëm” kundër Serbëve. Por nuk ka statistika dhe të dhëna që t’i provojnë këto përcaktime dhe stigmantizime.

  • Krijimi i Mitit të Kosovës

Identiteti kombëtar i Kosovës është shumë i lidhur me çështjen e legjitimitetit të pretendimeve Shqiptare dhe Serbe mbi Kosovën. Për shumë shekuj Shqiptarët e Kosovës dhe Serbët kanë ekzistuar në bashkekzistencë paqësore. Ishte ngritja e lëvizjes nacionaliste dhe e doktrinës shtet-formuese Serbe përgjatë shekullit 19-të kur politika Serbe ndaj Kosovës u agresivizua. Nacinalizmi Serb mishëroi në “Nacertanien”, (Serbia e Madhe) të Ilia Garashaninit qëllimin për zgjerime territoriale të kufijve politik përreth shtetit Serb. 3) “Nacertanie” ishte një dokument sekret deri në vitin 1906 dhe zoterohej vetëm nga politikanët e lartë Serb. Vëmendja kryesore e tyre ishte fillimisht mbi Bosnie-Herzegovinën. Por kur Bosnie-Hercegovina iu dha Austro-Hungarisë në Kongresin e Berlinit, atëherë vëmendja e politikanëve Serbë u drejtua nga Kosova me anë të lartësimit të Mitit të Kosovës në statusin modern të Serbisë. 4)

1.2. Festimi i “Ditës së Kosovës” dhe qëllimi politik

Festimi i 500-vjetorit të Betejës së Fushë Kosovës në vitin 1889 ishte një pikë kthese në transformimin e Mitit të Kosovës në mit politik. Pikërisht për këtë, një vit më vonë, në 1890, Vidovdan u bë fetë shtetërore, e quajtur “Dita e Kosovës”. 5)

“Miti i Kosovës”, ose “Dita e Kosovës” u përhapën shpejtë në Mal të Zi, më vonë në Kroaci dhe Slloveni, në kuadrin e “Unitetit Jugosllav”. Në substancë “Miti i Kosovës” ose “Dita e Kosovës” u përdorën për justifikimin e politikës represive Serbe mbi Kosovë dhe për ndryshimet demografike të saj me forcë. Për këtë qëllim politik “Miti i Kosovës” dhe festimet e “Ditës së Kosovës” u bënë simbol i identitetit Serb.

Në kundërshtim me Serbët, shqiptarët etnik kanë një pikëpamje historike krejt të ndryshme. 6) Ato deklarohen se Ilirjanët jetojnë në Kosovë shumë shekuj përpara se Slavët të vinin në Ballkan. 7) Sipas kësaj teorie “Serbët janë pushtues të vonë të cilët nuk i përkasin territoreve të banuara nga shqiptarët”.8) Kështu, e vërteta rreth Kosovës, identitetit, tipareve, historisë, gjuhës, besimit, karakteristikave, normave dhe zakoneve të saj janë krejt të ndryshme karahasuar me ato të Serbëve.

Por në marrëdhëniet ndërkombëtare e vërtetë është ajo njihet dhe provohet ndërkombëtarisht. Botimet dhe propaganda Serbe e kanë dominuar prej një periudhe të gjatë audiencën ndërkombëtare. Duhen bërë përpjekje shumë të mëdha nga Kosova që të hidhet dritë mbi identitetin real të Kosovës në kontekstin e civilizimit European, të cilit Kosova i përket.

  1. Perceptimet e imazhit jashtë nga manipulimi tek e vërteta

Imazhi jashtë është kryesisht i bazuar mbi perceptimet të cilat janë të diversifikuara, plot variabla dhe shumë dinamike. Perceptimet e imazheve janë stereotipe që mund të ndryshojnë shumë ngadalë. Perceptimet e imazheve krijohen pjesërisht nga realiteti, pjesërisht nga perceptimet, pjesërisht nga propaganda e përdorur, e shpërdorur dhe e abuzuar nga aktorë të ndryshëm ndërkombëtar, miq ose armiq ose neutral, në mënyrë të qëllimshme ose aksidentale.

Por në çfarëdo rrethane konsekuencat e perceptimeve të imazhit jashtë janë të njëjta. Këto konsekuenca mund të jenë shkatërruese ose konstruktive për kombet me të cilat kanë të bëjnë. Ndërtimi i imazhit jashtë për t’u ndryshuar merr shumë kohë, përpjekje, energji dhe investime. Gjithë këto përpjekje duhen bërë në mënyrë të vazhdueshme dhe përjetë. Është një proces i pandalshëm.

Në regjime totalitare ose autokratike ka një makineri propagandistike që përdoret për manipulimin e imazhit jashtë. Në shtetet dhe shoqëritë demokratike, siç është Kosova, ndërtimi i mazhit jashtë lidhet me zbardhjen e të vërtetës ndërkombëtarisht me anë të afrimit gjithnjë e më shumë të perceptimeve të imazhit jashtë me identitetin kombëtar në realitetin Kosovar.

  1. Reputacionin ndërkombëtar nga shqetësimet në stabilitet

Pretendimet midis Shqiptarëve dhe Serbëve lidhur me diferencat ndërmjet “Mitit të Kosovës” dhe të vërtetës Shqiptare kanë qenë të pranishme edhe në arenën ndërkombëtare duke influencuar reputacionin e Kosovës. Kështu, “Miti i Kosovës”, është përdorur nga Serbia ndërkombëtarisht për të krijuar narrativën e viktimizimit të Serbisë dhe popullit Serb. 9) Ky mit dhe lidhja e tij me pozicionin qendror Serb të viktimës është përdorur për të legjitimuar për ri-futjen e të gjithë Kosovës brenda Serbisë.10) Miti i Kosovës u aktivizua gjatë gjithë kohës i lidhur me metaforën e “genocidit”. Shkrimtarët Serb e përdorën këtë stil të “retorikës paranojake”.11)

Në kontekstin e “Mitit të Kosovës” në kohët tona qeveria e Slobodan Miloshevicit dhe Kisha Ortodokse Serbe  krijuan narrativën e superioritetit të Serbisë në konflikt me “forcat barbare” për të justifikuar aktet e dhunshme që ishin planifikuat kohë më parë. 12) “Miti i Kosovës” u përdor si një instrument ideologjik i cili ushqeu politikat që do udhëhiqnin luftën në Kosovë dhe vetë regjimin e Milloshevicit. 13)

Gjatë luftërave të Jugosllavisë, “Miti i Kosovës” u përdor gjithashtu në luftën dhe genocidin në Bosnie-Herzegovinë nga Radko Mladiçi, komandant i forcave Serbe të Republika Serbska. Për shumicën e serbëve të Bosnjes, Radko Mladiç u konsiderua heroi Lazar i kohëve modern…14) Gjatë luftërave të Jugosllavisë, Kosova u stigmatizua si simbol i ngritjes dhe rënies së Millosheviçit, nga 1989 deri në 2000 kur çështja e Kosovës do bëhej shkaku kryesor i akuzave kundër tij nga GJNKY. Por, edhe mbas Milloshevicit Kosova mbeti në agjendën e Vojislav Koshtunicës, Tadiçit, Nikoliçit dhe Vuçiçit. Ato të gjithë kanë ndjekur të njëjtin “orientim të Kosovës” duke deklaruar që “ Askush nuk mund të marrë Vidovdanin nga Serbia dhe Serbët” dhe e kanë karakterizuar Vidovdanin si një “simbol të mbrojtjes së identitetit kombëtar Serb”.15)

3.1. “Miti i Kosovës” – Imazh manipulativ jashtë

“Miti i Kosovës” është përdorur gjithashtu nga Serbia jashtë. Qëllimi Serb ka qenë që të përpiqej të ndërtonte një solidaritet me Kombin Serb si një viktimë dhe të fajësonte shqiptarët e Kosovës si barbarë. Procesi i përdorimit të “Mitit të Kosovës” jashtë ka nisur në fillim të Luftës së Parë Botërore. Kështu me 4 Gusht 1914, Britania e Madhe kishte për qëllim që të demonstronte solidaritetin e saj me aleatët, duke përfshirë edhe Serbinë. Në vitin 1916 në u themelua Komiteti Pro-Serbo Kosovë. Ky komitet organizoi  një sërë aktivitetesh. Në Francë ndodhi e njëjta gjë. Këngë popullore lidhur me “Mitin e Kosovës” u botuan gjatë Luftës së Parë Botërore ndërkohë që disa autorë francezë theksonin rëndësinë e “Mitit të Kosovës” në fuqizimin e “ndjenjës së hakmarrjes”.16) Një pas fillimit të Luftës së Parë Botërore Qeveria Franceze urdhëroi shkollat që të modifikonin kurrikulat për të përfshirë në to mësime mbi Serbinë dhe historinë e saj, duke future gjithashtu thirrjet për lutje gjatë “Ditës së Kosovës”. 17),18) “Miti i Kosovës”, nga Britania dhe Franca u transferua edhe në ShBA. Aktivitete pro Serbisë u organizuan edhe në ShBA gjatë “Ditës së Kosovës”. Gjatë festimeve të “ditës së Kosovës” në ShBA u përdorën gjerësisht referencat mbi Lazarin dhe Betejën e Kosovës të 1389. 19)

3.2. Reputacioni i dëmtuar nga brenda Kosovës

Aktualisht, niveli i reputacionit ndërkombëtar të Kosovës është ndikuar nga problemet e brendshme të zhvillimeve në Kosovë, kryesisht i lidhur me qeverisjen në Kosovë dhe lidershipin e saj, korrupsionin dhe krimin e organizuar. Niveli i reputacionit ndërkombëtar të Kosovës është i lidhur direkt me lidershipin e Kosovës që ka përfaqësuar njëherazi UCK përpara 1999 dhe shtetin e pavarur të Kosovës mbas 2008. Dëmi për një periudhë të gjatë në qeverisjen e Kosovës mund të korrigjohet duke treguar të vërtetën kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht dhe duke ndërmarrë seriozisht transformime dhe reforma të shpejta në Kosovë.

Gjatë vitit të kaluar 2020, për shkak të akuzave të bëra për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit kundër disa liderëve të lartë të Kosovës, ndodhën disa probleme që ndikuan imazhin e saj jashtë. Hashim Thaçi, ish-President i Kosovës dhe Kryeministër i Kosovës, Kadri Veseli, ish-Kryetar i PDK, Jakup Krasniqi, ish-Kryetar i Kuvendit të Kosovës u  arrestuan dhe dërguan në Hagë.

Akuza për krime lufte dhe kundër njerëzimit për lidershipin e Kosovës ka tronditur rëndë reputacionin ndërkombëtar të Kosovës. Imazhet kontradiktore rreth Kosovës duhen qartësuar me anë të ndarjes së përgjegjësive individuale nga UÇK-ja dhe lufta për çlirimin e Kosovës. Është e dhimbshme të thuhet, por është e vërtetë që liderët e UÇK-së lëvizën nga lumbat në zgjedhjet, nga liderë ushtarakë në civilë, duke qenë kështu përgjegjës për një sërë problemesh të shkaktuara gjatë dhe mbas luftës. Gjatë vizitës së tij në Kosovë, Presidenti Klinton, duke folur në Kuvendin e Kosovës ndër të tjera pati thënë: “Ne fituam luftën. Por…Vetëm ju mund të fitoni paqen”. 20)

3.3. Shqetësimet e medias dhe miqve të Kosovës

Përveç armiqve të Kosovës ka gjithashtu edhe media dhe disa miq të Kosovës si dhe disa gazetar neutral të cilët kanë bërë shkrime kritike për Kosovën jashtë. Kështu gazetarët Aleksandar Brezar, Eric Gordy, politikani francez Bernard Kouchner, diplomati Amerikan Daniel Serwer, analisti Tim Judah, media neutrale si Euronews, BBC, The Gardian, New York Times, etc., kanë botuar artikuj, analiza dhe opinione duke shprehur shqetësimet e tyre lidhur me imazhin e Kosovës jashtë që po dëmton reputacionin ndërkombëtar të vendit. Diplomacia publike e Kosovës duhet të merret seriozisht me këtë çështje.

Reference:

1.Robert Marquand.  History Puts Kosovo at Heart of Serb Identity, The Christian Science Monitor, December 28, 1992, https://www.csmonitor.com/1992/1228/28072.html)

2.The History, Culture and Identity of Albanians in Kosovo, https://www.refworld.org/docid/3ae6a80c0.html)

3.Manetovic, Edislav (2006). “Ilija Garasanin: Nacertanije and Nationalism”. The Historical Revieë/La Revue Historique. 3: 137–173. doi:10.12681/hr.201)

4.Ognjenović, Gorana (2014). Politicization of Religion, the Power of Symbolism: The Case of Former Yugoslavia and its Suçessor States. Springer. ISBN 978-1137477897).

5.Đorđević, Dimitrije (Spring 1990). “The role of St. Vitus Day in modern Serbian history” (PDF). Serbian Studies. North American Society for Serbian Studies. 5 (3): 33–40)

6.Albania: A Country Study 1994, 22).

7.Encyclopaedia of Conflicts 1993, 180; Hall 1994, 9).

8.Segesten, Anamaria Dutceac (2009). Myth, Identity and Conflict: A Comparative Analysis of Romanian and Serbian Textbooks. ISBN 978-1-109-19838-6.page 180)

9.Macdonald, David Bruce (2002). Balkan Holocausts? Serbian and Croatian Victim Centered Propaganda and the War in Yugoslavia. Manchester University Press. pp. 75, 76, 78. ISBN 978-0-7190-6467-8)

10.Macdonald 2002, pp. 75, 76, 78).

11.Knudsen, Tonny Brems; Laustsen, Carsten Bagge (2006). Kosovo Between War and Peace: Nationalism, Peacebuilding and International Trusteeship. Routledge)

12.Knudsen, Tonny Brems; Laustsen, Carsten Bagge (2006). Kosovo Betëeen War and Peace: Nationalism, Peacebuilding and International Trusteeship. Routledge)

13.Gavrilović, Darko; Despotović, Ljubiša; Perica, Vjekoslav; Srđan, Šljukić (2009). Mitovi nacionalizma i demokratija (PDF) (in Serbian). Centar za isoriju, demokratiju i pomirenje. p. 65. ISBN 978-8-68660-107-0.)

14.Ivan Čolović. “The Kosovo Myth”. yuhistorija.com. Retrieved 9 August 2020)

15.Judah, Tim (2002). Kosovo: War and Revenge. Yale University Press. ISBN 978-0-300-09725-2)

16.Djokic, Dejan (2009). “Whose Myth? Which Nation? The Serbian Kosovo Myth Revisited”. In Bak, Janos; Jarnut, Jörg; Monnet, Pierre; Schneidmueller, Bernd (eds.). Uses and Abuses of the Middle Ages: 19th–21st Century (PDF). Wilhelm Fink. ISBN 978-3-7705-4701-2)

17.Djokic, Dejan (2009). “Whose Myth? Which Nation? The Serbian Kosovo Myth Revisited”, page 2-3)

18.Djokic, Dejan (2009). “Whose Myth? Which Nation? The Serbian Kosovo Myth Revisited”, page 21)

19.BBC, ‘Kosovo leader Thaci in Hague detention over ëar crimes charges’; https://www.bbc.com/news/world-europe-54822789)

20.The Gardian, Clinton tells Kosovans to forgive and forget, https://www.theguardian.com/world/1999/nov/23/balkans1)

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit