Home KRYESORE Mjeku i njohu...

Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti: I gatshëm të garoj nëse komuniteti qytetar me pranon për bashkinë e Tiranës

417
0

Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti ka deklaruar mbrëmjen e djeshme në ABC se do të pranojë të kandidojë për bashkinë e Tiranës nëse Partia Demokratike e propozon.

Nëse do të duhet kontibuti im për çfarëdolloj nevoje, qoftë edhe për kandidaturën. I gatshëm të garoj nëse komuniteti qytetarë me pranon për bashkinë e Tiranës”- tha Ilir Alimehmeti.

Megjithatë Sali Berisha deri më tani ka thënë se garat kryesisht janë fituar nga figura me natyrë politike. Alimehmeti pranoi se ka pasur një takim pune kokë më kokë me Berishën, megjithatë nuk dha detaje të tjera rreth këtij takimi.

Një gjë mbetet e sigurtë që në kryeqytet çdo kandidat politik nga opozita humbet përballë makinerisë gjigande të Erion Veliajt dhe PS.

Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti prej disa ditësh po kryeson sondazhet e zhvilluar online në media të ndryshme, për garën e mundshme për të marrë drejtimin e Bashkinë së Tiranës, nga radhët e opozitës.

Ai ka shpjeguar votat pro tij, me faktin se njerëzit duan një figurë ndryshe.

“Sondazhi im është shumë në tokë. Është në ecje në rrugë me njerëzit. Këto janë ata që duan të vetë shprehen. Ka një lloj interesi. Kryesisht nga kërkesa e një figure ndryshe.“ u shpreh Ilir Alimehmeti në ABC News.

Mes të tjerash Alimehmeti thekson se në popullaritetin e figurës së tij kanë ndikuar edhe daljet publike në kohë e pandemisë duke dhënë këshilla për qytetarët shqiptarë.

“Nuk ka qenë kërkesa ime për tu bërë sondazh. Patjetër se pandemia ka ndikuar me daljet e mia. Ekzistojnë momente në jetë që bëjnë ndryshime në shkallën e shërbimit komunitar. Në fund fare për ata bëhet fjalë sa i shërben komunitetit.” tha mjeku Alimehmeti.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit