Home Aktualitet Ilir Alimehme...

Ilir Alimehmeti publikon studimin mbi pilulat antiCovid: Super lajm miqtë e mi! Rezultate mbresëlënëse

201
0

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka shpërndarë në rrjetin social facebook një studim të kryer së fundmi mbi pilualat kundër Covid-19.

Alimehmeti shprehet se efektiviteti i barnave të prodhuara ishte aq i lartë sa që studimi u ndërpre më shpejt se planifikimet e bëra, dhe tashmë po përgatitet aplikimi për përdorim emergjent nga (EUA) në FDA.

Alimehmeti shprehet se sipas studimit pilulat anti-Covid përgjysmojnë numrin e shtrimeve në spital dhe fatalitetet.

Teksa e quan një zhvillim mbreslënës, Alimehmeti thekson se duhet të mendojmë me doemos në trajtimin përmes barnave, pasi vaksinimi i vetëm nuk sjell zgjidhjen e problemit.

Shkrimi i plotë i Ilir Alimehmetiti

Shume lajm i mire miqte e mi!

Molnupiraviri eshte demonstruar shume i efektshem kunder COVID-19.

Efektiviteti i tij ishte aq i larte sa qe studimi u nderpre me shpejt se planifikimi dhe po pergatitet aplikimi per autorizimin emergjent te perdorimit (EUA) ne FDA.

Duhet se s’ben te mendojme per trajtimin, pasi investimi vetem ne vaksinim nuk sjell dot zgjidhjen e problemit pa pasur trajtime efikase.

Ne fazen e trete klinike u morren fillimisht 775 persona me te pakten nje faktor risku per forme te rende te COVID-19.

Efektiviteti kunder kombinimit shtrim ne spital dhe/ose vdekje:

molnupiraviri: 28/385 = 7.3% (vetem shtrime ne spital, jo vdekje)

grupi i kontrollit: 53/377 = 14.1%

Efektiviteti = 7.3 / 14.1 = 51.8%

Efektiviteti kunder vdekjes:

ASNJE VDEKJE NE GRUPIN ME MOLNUPIRAVIR

8 vdekje (2.1%) ne grupin e kontrollit

Efektiviteti virtualisht 100% kunder vdekjes.

Efektet anesore te lidhura me mjekimin te njejta:

12% ne grupin me molnupiravir,

11% ne grupin e kontrollit.

Rezultate te tjera mbreselenese:

Molnupiraviri ishte i efektshem ne te gjithe nengrupet e pacienteve;

Efikasiteti nuk ndikohet nga koha e fillimit te trajtimit apo faktore te tjere baze;

Molnupiraviri vepron njesoj kunder varianteve Gama, Delta dhe Mu.

Komente:

Molnupuraviri eshte i te njejtjes familje me favipiravirin, por ky i fundit kurre nuk ka rezultuar efikas ne studimet klinike.

Efektiviteti i molnupiravirit eshte me i ulet se efektiviteti i antitrupave monoklonale qe leviz ndermjet 70% dhe 85%.

Molnupiraviri ka perparesite e te qenit nje medikament i lire qe merret nga goja dhe kjo e ben super super premtues.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit