Home Aktualitet Ilir Meta dek...

Ilir Meta deklaron në SPAK: Nuk ka firmë timen askund, kjo çështje lëviz nga Edi Rama

18
0

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dëshmuar për 2 orë në SPAK për çështjen CEZ-DIA.

Pas daljes nga Prokuroria e Posaçme ,Meta tha se kjo është çështje që diktohet politikisht nga Rama.

Në çdo rast tjetër nuk ekziston asnjë akt, shkresë, dokument, urdhër për ligje dhe akte nënligjore, nga Ilir Meta në detyrat e tij si zv.kryeministër as ministër i Ekonomisë, përfshirë këtu edhe DIA e CEZ. Isha si një person që ka dijeni për rrethana të caktuara. U pyeta për detaje të ndryshme të cilat nuk kanë asnjë rëndësi.

Dua të theksoj se nuk ka asnjë akt, shkresë, dokument, nga ana e Ilir Metës në pozitat e tij, në interes të askujt. Kjo është çështje që diktohet politikisht nga Rama për të shmangur vëmendjen e tij nga skandalet e përditshme dhe për të spostuar vëmendjen në thashetheme që janë të 14 apo 15 vite më parë“, tha Meta përpara gazetarëve.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit