Ilir Meta: Po përgatis paketë speciale për të mbështetur ata që hapin palestra

“Në kushtet e asgjësimit të hapësirave të gjelbërta dhe sidomos të terreneve sportive, për qëllime të ndërtimit të shfrenuar dhe betonizimit të kryeqytetit e Durrësit dhe qytete të tjera, palestrat kanë mbetur e vetmja zgjidhje për shumë të rinj, të reja, gra qytetarë për t’u ushtruar me qëllim mbrojtjen e shëndetit.

Garantoj se shumë shpejt PL do ketë një PAKETË SPECIALE për mbështetjen e të gjithë atyre që investojnë për ndërtimin e palestrave dhe mirëmbajtjen e tyre. Ekipi ynë po përgatit një paketë speciale në mënyrë që t’u vijmë në ndihmë të gjithë të rinjve, të rejave, grave e qytetarëve që të mbrojnë shëndetin e tyre në këto palestra”, shprehet Ilir Meta në një video nga palestra të shpërndarë në rrjetet sociale.

SHKARKO APP