Inagurimi i TKOB, Rama publikon videon: Teatri shpresë për vendin! (VIDEO)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar momente nga “Grand Gala” që shënoi inaugurimin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit pas rikonstruksionit.

Në një mesazh nga ambientet e TKOB, kryeministri është shprehur se teatri është shpresë për vendin dhe se artistët duhet të ndihen të respektuar në vendin ku performojnë.

“Teatri është shpresë për vendin tonë. Do krijojmë kushte të reja dhe dinjitoze. Valltarët, kërcimtarët duhet të ndjehen të respektuar. Për mua kjo është një krenari dhe kënaqësi. ‘’- tha Rama.

SHKARKO APP