Home Aktualitet Integrimi në ...

Integrimi në BE, ministrja e Portugalisë tregon pse Shqipëria ”ngeli” për vjeshtë

14
0

Shqipëria u ”dogj” për negociatat dhe ngeli në vjeshtë për shkak të Maqedonisë së Veriut. Ministrja e Jashtme e Portugalisë, Ana Paula Zacarias, tha se ministrat e jashtëm të vendeve të Bashkimit Europian nuk ranë dakord për nisjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Shkak për këtë vendim duket se është bërë vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut, pasi për Shqipërinë duket se vendet anëtare nuk kanë më rezerva.

Në përfundim të Samitit të ministrave të Jashtëm, i fundit për presidencën portugeze, Zacarias tha ”Pavarësisht të gjitha përpjekjeve, ishte e pamundur të binim dakord për kuadrin negociues për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe për të mbajtur konferencat e para ndërqeveritare me këto dy shtete. Por ramë dakord që presidenca sllovene do të vijojë përpjekjet për të arritur në përfundimet pozitive që kishte miratuar edhe presidenca portugeze. Perspektiva europiane për vendet e Ballkanit Perëndimor është jetike dhe është e rëndësishme të mos e humbasim këtë moment”.

Më herët ishin ministrat e jashtëm të Gjermanisë dhe Sllovenisë që shtuan presionin për heqjen e bllokadës bullgare, por pa rezultat. Shpresa për caktimin e një date mbetet në samitin e radhës që pritet të mbahet gjatë vjeshtës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit