Interi mund Atleticon në duelin e parë, vendos një gol i Arnautovic (VIDEO)

Interi vijon formën fantastike edhe në Champions League, duke triumfuar 1-0 në sfidën e parë të fazës së 1/16-ve ndaj Aletico Madrid. Në San Siro skuadra zikaltër luan mirë, por në 45 minutat e para rezultati nuk do të ndryshonte.

Një lojë e barabartë dhe e fortë mes dy skuadrash që tregohen shumë të kujdesshme. Nga një moment pakujdesie, skuadra e Inzaghit do të përfitonte për të kaluar në avantazh.

Pas një gabimi të Los Colchoneros, Lautaro ndalet nga Oblak, por në kthimin e topit Arnautovic tregohet i vëmendshëm për ta dërguar topin në kuadrat. Në minutat e fundit Atletico provoi të barazonte, por asgjë nuk do të ndryshonte.

PSV-Dortmund, e mbyllën në barazim 1-1 duelin e parë mes tyre në Holandë. Miqtë kaluan në avantazh me Malen në pjesën e parë, por de Jong do të barazonte shifrat në pjesën e dytë. Gjithçka mbetet e hapur në të dyja sfidat. /R.Lika-Koha Jonë/

 

SHKARKO APP