Interi mund Milanin dhe fiton zyrtarisht titullin e 20-të në Seria A, feston dhe Asllani

Interi është zyrtarisht kampioni i Italisë në futboll për sezonin 2023-2024. Zikaltërit triumfuan 2-1 në derbin ndaj Milanit, duke siguruar matematikisht kampionatin.

Acerbi shënoi i pari për Interin në minutën e 18 të takimit. Me fillimin pjesës së dytë vjen dhe goli i Thuram, teksa për Milanin e shkurtoi rezultatin Tomorri.

Në minutën e fundit të takimit pati dhe një konfrontim mes lojtarëve, teksa arbitri vendosi të dërgojë më herët në dhomat e zhveshjes Dumfries dhe Theo Hernandez e më pas Calabrian. Interi arrin të marrë yllin e dytë me 20 kampionate në historinë e Serie A.

Intergalactic | A new star will shine in the sky #intergalactic

SHKARKO APP