Interi të mërkurën mori fitoren e 10-të radhazi në kampionat, teksa tashmë ka një avantazh komod nga Milani. Zikaltrit për momentin janë vetëm 16 pikë larg nga titulli i radhas. Me 5 fitore dhe një barazim në 9 ndeshjet e mbetura, Ineri mund të arrijë te kampionati. Interi do të arrinte 87 pikë, aq sa shanset maksimale të Milanit, por pas fitores 3-0 në derbin e 21 shkurtit, golaverazhi më i mirë në sfidat është avantazhi i radhës për ekipin e Contes.
Kujdes nga 9 maji – Conte, ka shënjestruar sfidën ndaj Cagliarit që do të luhet në “San Siro” në orën 12:30 si duelin ku mund të festohet. Më 18 prill, zikaltërit do të kenë një sfidë të vështirë ndaj Napolit, që synon një vend në zonën Chhampions. Nuk do të jetë as transferta me Spezian më 21 prill, ndërkohë 4 ditë më vonë do të jetë dueli me Veronën, që i ka marrë pikë Juves dhe Milanit. Më 1 maj është dueli i lehtë në ndaj Crotones. Më 9 maj ndërkohë mund të jetë festa e madhe, kundër Sampdorias, 4 javë nga fundi, por dorianët janë një nga skuadrat që e kanë mundur këtë sezon në fazën e parë. Në atë javë do të jetë dhe dueli direkt mes Juves dhe Milanit.
Conte kërkon ta mbyllë sa më parë të jetë e mundur diskutimin për titullin. Në javën e tretë nga fundi (12 maj) në Milano vjen Roma, një kundërshtar që do të ketë objektiva dhe ja vështirëson punën zikaltërve. Më 16 ndërkohë është super dueli me Juventusin, që me këto ritme do të kthehet në një ndeshje miqësore, pasi zikaltërit kanë një avantazh të dukshëm. Në fund është Udinese në “San Siro”, që në rastin më të keq të mundshme, do të shërbejë si misioni i fundit për të arritur te titulli, që duket i pamundur për t’ia hequr nga duart Cones këtë sezon. /R.Lika-Koha Jone/
Discussion about this post