Home POLITIKE Intervistoi z...

Intervistoi zëdhënësin e talibanëve, gazetarja mbërrin në Tiranë. E ndihmoi një fondacion i fuqishëm në SHBA

22
0

Ditën kur ra Kabuli në dorën e talebanëve, Behishta Arghand u bë e para gazetare femër të intervistonte në studio njërin prej përfaqësuesve të tyre. Kjo intervistë e prezantueses së ”Tolo TV”, u kthye në lajm në të gjithë mediat botërore pasi asnjëherë talibanët nuk pranonin të intervistoheshin nga një femër.

Behishta Arghand ka mbërritur në Shqipëri pasditen e kësaj të premteje. Një fondacion i fuqishëm me shumë reputacion në SHBA i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama strehimin e saj në Shqipëri.

”Top Channel”, shkruan se ardhja e gazetares afgane është koordinuar nën kujdesin personal të kryeministrit Edi Rama, ministres së punëve të jashtme Olta Xhaçka dhe bashkëpunëtorëve në Shqipëri të fondacionit amerikan. Deri në momentin e procesimit të vizës amerikane gazetarja Arghard do të qëndrojë në Tiranë.

Arghand mundi të dalë nga Afganistani dhe të qëndroj disa ditë në Katar e më pas të udhëtojë drejt Tiranës. Në një intervistë për mediat gjermane nga Katari ajo tha e u largua për motive sigurie.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit