“Duhet të luajmë një ndeshje perfekte, pasi është një duel shumë i vështirë, por me kalimin e viteve kemi treguar se mund të luajmë në mënyrën e duhur”. Kështu u prezantua trajneri i Lazios Simeone Inzaghi para transfertës kundër Juventusit.
“Një episod nuk mund të jetë vendimtar gjithmonë në një ndeshje. Do të kemi përballë një Juve të shkëlqyer që luan futboll të mirë dhe kanë një futbollist të madh si Pirlo. Shpresojmë që episodet të jenë në krahun tonë në këtë ndeshje.
Ndeshja e nesërme vjen në momentin e duhur. Ne kemi ambicie, por ka edhe Juvja. Mungojnë edhe shumë ndeshje, por ka rëndësi dhe është vendimtare për renditjen. Kemi Probleme në mbrojtje, Lazzari, Radu dhe Luiz Felipe nuk do të jenë të gatshëm”, deklaroi strategu i Laizos, teksa kujtojmë që sfida e parë mes bardhekaltërve dhe ekipit torinez u mbyll në barazim 1-1 në “Olimpico”.
Discussion about this post