Home Aktualitet Ish-drejtori ...

Ish-drejtori i Policisë së Vlorës kërkon lirimin në Apelin e GJKKO

7
0

Ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, ka ankimuar në Apelin e Posaçëm vendimin e Shkallës së Parë, që refuzoi lirimin e tij nga qelia.

Bëhet me dije se Çela kërkon zbutje të masës “arrest në burg” me arsyetimin e tejkalimin të afatit të shqyrtimit të çështjes së tij në Gjykatën e Apelit.

Ndërkohë që aktualisht Çela po vuan një dënim me 3 vjet e 4 muaj burg dhënë nga Gjykata për Krimet e Rënda për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Kujtojmë se ai ishte i bashkëpandehur në të njëjtin proces me ish-ministrin e brendshëm, Saimir Tahiri.

Dosja penale ndodhet në Gjykatën e Larte dhe pret për t’u shqyrtuar.

Ish-kreu i Policisë së Vlorës u vetëdorëzua në polici në maj të 2020-ës, pas dy vitesh në arrati, ndërsa akuzohet për veprat penale ‘Kultivim i bimëve narkotike’, ‘Trafikim i bimëve narkotike’ dhe ‘Grup i strukturuar kriminal’.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit