Home Aktualitet Ish-komandant...

Ish-komandanti i RENEA-s: Forcat speciale po keqpërdoren

44
0

Situata e fundit kriminale në vend, ka vënë në pikëpyetje rendin, pasi qeveria lartëson Policinë dhe bën përgjegjës sistemin e Drejtësisë. Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Policisë së Shtetit komentoi deklaratat e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi për riformatim të policisë. Sipas Sadetin Fishtës, reforma duhet të ishte bërë kohë parë, dhe se deklaratat e Çuçit janë thjesht politike.

Paralajmërimin e Çuçit për reformimin e strukturave të policisë me anë të ndryshimit të drejtuesve në qarqe, Fishta e shikon si deklaratë politike, pasi ristrukturimi i organeve të rendit duhet të ishte bërë kohë më parë pa pritur përkeqësimin e ngjarjeve kriminale.

”Deklaratat e ministrit janë politike dhe policia ka nevojë për reforma të thella jo vetëm strukturore por edhe në teknologji dhe reforma sociale. Cila do të jetë performanca e një polici kur e di që nuk ka sigurim jetë në ndërhyrjet që ju bëhen grupeve kriminale, sigurisht që do të ketë tërheqje, është e kuptueshme”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit