Ish-menaxheri i Taynës: Sakrifikova që ti të mos zvarritëshe si kërmilli, këngën do ta ç’bllokoj se jam burrë

Ish-menaxheri i Taynës, Rinor Hykolli ka reaguar për problemet që ka pasur me këngëtaren pas largimit nga label-i i tij. Ai tha fillimisht që ia ka bllokuar këngën e re “Si ai”, të cilën e solli ditën e djeshme (e hënë) në platformën e saj në YouTube. Hykolli thotë se do t’ia ç’bllokojë këngën për t’ia dëshmuar që është burrë, ndonëse do të vazhdojnë me procedurat e tjera.

Për bllokimin e këngës ai thotë se “nuk e ka bllokuar”, por sipas tij, kënga është fshirë nga YouTube nga “firmat dhe kontratat” që ai thotë se reperja “i ka nënshkruar” për të arritur këtu ku është sot.

Kujtojmë se më herët Tayna reagoi ndaj këtij penalizimi në YouTube, duke thënë se “të gjithën ia ka lënë në dorë drejtësisë dhe Zotit”. “Si ai” është projekti rikthyes i Taynës pas një periudhe të gjatë kohore larg kamerave dhe muzikës.

SHKARKO APP