Home Aktualitet Ish-ministri ...

Ish-ministri Bushati flet jo me gjuhë diplomatike: Po, ka luftë vrasëse në PS!

988
0

Ditmir Bushati njihet si një nga socialistët me të ndershëm në PS, por si dhe një nga ato që ia shkurtuan karrierën pikërisht luftërat e brendshme në partinë e tij.

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, në një intervistë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, ka komentuar situatën në të cilën ndodhet Partia Socialiste.

Ish-ministri i diplomacisë foli pa diplomaci! Tha se ka luftë vrasëse brenda PS.

Ditmir Bushati theksoi se “Nuk dua të bëj as naivin, as të bëj të paditurin, por e kam thënë shpesh që kur vjen puna për PS-në, nuk jam në pozicionin e analistit, jam në pozicionin e protagonistit për sa kohë unë militoj në PS. Nëse ju u referoheni luftërave të brendshme që bëhen për ide apo çështje të caktuara, ato ndodhin në tërë botën. Nuk ka dalë edhe shprehja e famshme që thotë që në politikë dhe në karrierë akademike, ka një luftë shumë të egër, vrasëse për karrierë, në këtë pikë nuk duhet parë as si forca e parë, as si forca e fundit”, u shpreh Bushati.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit