Ish-presidenti francez Sarkozy dënohet me një vit burg për korrupsion. Po në Shqipëri?!

Një gjykatë në Francë ka dënuar ish -presidentin Nicolas Sarkozy me një vit burg pasi e shpalli fajtor për financim të paligjshëm gjatë fushatës së tij për rizgjedhje në vitin 2012 shkruan VOA.

Prokurorët thanë se zoti Sarkozy shpenzoi gati dyfishin e shumës së lejuar sipas ligjit francez përpara zgjedhjeve, që u fituan nga sfiduesi i tij Francois Hollande.

Nicolas Sarkozy, i cili udhëhoqi Francën nga viti 2007-2012, mohoi të ketë shkelur ligjin. Avokati i tij tha se do ta apelojë vendimin e gjykatës.

Gjykata tha se ai mund ta vuante dënimin në shtëpi ku do të mbante një byzylyk elektronik monitorues.

Sarkozy u shpall fajtor për korrupsion në një gjyq të veçantë në mars dhe u dënua me tre vjet burg, nga të cilat dy vjet janë me kusht. Ai e ka apeluar atë vendim.

Por dënimi i fundit me 1 vit burg duket se do të jetë i pa apelueshëm.

Kjo ka ndodhur në Francë. Por kur do të ndodhi në Shqipëri që të kemi dënime të tilla ndaj klasës politike që po bën ligjin tash 30 vite?!

SHKARKO APP