Tragjike/Aksidentohet në Kroaci autobusi me shqiptarë, raportohet për 10 viktima. Shoferi ishte në gjumë!

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Slavonski Brod të Kroacisë, ku të paktën 10 persona kanë ndërruar jetë pasi autobusi me të cilin udhëtonin ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Mediat kosovare raportojnë se autobusi ishte i mbushur me shqiptarë të Kosovës që ishin nisur nga Frankfurti drejt Prishtinës, ndërkohë që sipas hetimeve paraprake, dyshohet se aksidenti ka ardhur për shkak se shoferin e ka zënë gjumi në timon.

30 persona janë nisur me urgjencë në spital, ndërkohë që disa qytetarë të tjerë raportohet të jenë ende të bllokuar në autobus. Në vendngjarje ndodhet policia dhe ekipi i zjarrfikësve, të cilët po punojnë për nxjerrjen e tyre.

“Gjatë hetimit, policia përcaktoi se ishte një autobus me kombësi të Kosovës dhe targa regjistrimi gjersa sipas informacionit aktualisht të disponueshëm, 10 persona vdiqën në aksidentin e trafikut, ndërsa dhjetëra u transportuan në spitalin në Slavonski Brod për ndihmë mjekësore”, njoftoi policia kroate.

/d.m-kohajone/

https://kohajone.com/vjosa-osmani-presidente-e-kosoves-lajm-tragjik-per-kosoven/

SHKARKO APP