Iu gjet kokainë në makinë, arrestohet efektivi i policisë në Tiranë

3 persona janë arrestuar pranë rrugës së Kosovarëve në Tiranë, pasi u kapën me kokainë në makinë, ndërsa njëri prej tyre duhej të ishte nën masën e arrestit të shtëpisë.

Mes personave të arrestuar është edhe Elefterios Sullaj, oficer i patrullës së përgjithshme në komisariatin e policisë numër 2 në Tiranë. Dy të arrestuarit e tjerë janë miq të tij, M. Zhegu dhe E. Tafa.

Arrestimi i tyre erdhi pas disa muajsh hetime të SPAK me metoda proaktive.

SHKARKO APP