Home Aktualitet “Jam sh...

“Jam shqiptar”! Hapet shkolla verore për fëmijët e shqiptarëve që jetojnë në Itali. Ja ku mund të aplikohet

111
0

Shqipëria hap shkollë verore për të gjithë fëmijët e shqiptarëve që jetojnë në Itali. Të gjithë ata që duan të aplikojnë mund ta bëjnë deri në 2 qershor.

Hapja e shkollës verore ‘Jam Shqiptar’ u njoftua nga ministri i Jashtëm Igli Hasani.

‘Shkolla verore “JAM SHQIPTAR” do të hapë së shpejti dyert e saj. Këtë verë do të mirëpresim nxënësit e gjuhës shqipe në Itali. Ku tjetër më mirë se në atdheun tënd do të mund të praktikosh gjuhën amtare. Eja dhe ti këtë verë për një vizitë studimore në Shqipëri, ku do të mësosh akoma më shumë mbi historinë, artin, kulturën e traditën shqiptare, gjatë eksplorimit në natyrën piktoreske të atdheut tonë të bukur.

Nëse je nxënës i klasave shqipe në Itali, ndiq videon dhe dërgo sa më parë aplikimin tënd në adresën

shkollashqip@mfa.gov.al

Afati i fundit për aplikim: 2 qershor 2024

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit