Java nisi me mot të kthjellët, ja parashikimi për nesër

Mëngjesi i së hënës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira kalimtare, por i ngrohtë pasi temperaturat minimale luhaten nga 12 në 22°C.

Mesdita sjell vranësira të shpeshta në territor dhe një rënie të lehtë të vlerave termike, por maksimumi qëndron rreth 32°C.

Pasditja shton vranësirat në vend dhe kryesisht në veri e qendër ku priten edhe reshje të pakta shiu. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në bregdet nga drejtimi perëndimor- jugperëndimor, duke krijuar në bregdet dallgëzim 2 ballë.

SHKARKO APP