Home Aktualitet Jetesa e shtr...

Jetesa e shtrenjtë në vend, Shehi: Shumë njerëz i mohojnë vetes produkte të ndryshme

83
0

Politikani Dashamir Shehi ka folur në lidhje me kostot e jetesës në Shqipëri. Për të shumë njerëz i mohojnë vetes produkte të ndryshme të shportës ushqimore ose zgjedhin ato më të lirat për shkak se nuk munden t’i përballojnë.

”Shumë njerëz i mohojnë vetes shumë produkte ose zgjedhin më të lirat. Në këtë formulë besoj se jeton një pjesë e mirë e qytetit, ose edhe gjysma. Nga një pikëpamje Shqipëria ka një avantazh, sepse shumica janë pronarë të banesave të tyre.

Ai që ka vërtetë qira e ka thuajse të pamundur kur flasim për koston e jetesës. Një pjesë jeton me mallrat më të lira dhe një pjesë mbahet me 200 euro të fëmijëve në emigracion, nga një qira apo pension etj. Jetesa në Tiranë është e vështirë edhe për nëpunësit e paguar mirë.

Edhe një shef apo drejtor në ministri nuk merr më shumë se 1.5 milionë, e zëmë se ka dhe një grua me rrogë rreth 1.2 milionë. Ka një fashë të vogël që e përballon koston e jetesës”, u shpreh ai.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit