Jonila Godole: Rrënimi i piramidave bashkon popullin me policët – Gazeta Koha Jone
  • Historiku i Koha Jone
  • Kontakt
Gazeta Koha Jone
  • POLITIKE
    Edhe Afrim Krasniqi dënon sulmet e gazetës Tema ndaj senatorit italian

    Telefonata e parë Biden-Putin, që nga fillimi i presidencës së re

    Monika Kryemadhi: E vetmja parti në rritje serioze

    Kryemadhi: Prioritetet tona realizohen për 5 ditë jo për 5 muaj

    Gazetarja nxjerr emër tjetër shqiptar nga dosja e përgjimeve

  • Editorial
    Rilindja e zhytur në skandale dhe përgjime KORRUPSIONI

    Video editorial i “Koha Jonë”: Alibia qesharake e Ramës për përgjimet e Antimafias

    Presidenti Meta: Shteti t’i garantojë ndihmën çdo qytetari në zonat e përmbytura!

    Video editorial i “Koha Jonë”: Dy herë përmbytje brenda muajit, qeveria lë banorët në mëshirë të fatit

    Dr. Jill Biden dhe roli i saj si Zonjë e Parë e SHBA

    Vasili: Nuk ka propagandë me largimin e shqiptarëve, janë tregues të katastrofës ku e ka futur Rama vendin

    Vasili: SPAK përballë popullit për Ndranghetën në mes të Tiranës!

  • Aktualitet
    Interi kalon në gjysmëfinalen e Kupës falë një “perle” të Eriksen në derbi (VIDEO)

    Genc Ruli: Më thirrën në hetuesi, kur shoku im u akuzua për agjitacion

    Kryemadhi: Programi nga “Bebja në Bebe”, kur të bëhet 28 vjeç fëmija do të marrë 28 mijë euro

    A duhet të nisë procedim SPAK-u për përgjimet? Hazizaj: Është nën presion politik

    Fati ynë apo institucionet tona

    Niko Peleshi: Planifikimi i emergjencave është një nga dobësitë tona. Bashkitë nuk kanë marrë masa

  • Forum

    Enton Abilekaj: Si e gjen Rama suksesin pas çdo skandali

    Ndrangheta, mafiozët italianë dhe mitomanët shqiptarë

    Rilindasit janë konfuzë, mos i dënoni gazetarët kot

    Çduhet bërë nesër?

    Hakmarrja me një Babale kosovar

    E çajmë rrugën e historisë me … gërrnetë

    “Rilindje 2.0”, t’u harroftë emri!

    Ky është lajmi më i keq për shqiptarët, që kaloi pa u vënë re

  • ShowBiz
    Në gjurmët e mamasë, vajza e Monica Belluccit, imazh i Dolce&Gabbana-s

    Mbretëresha Elizabetë nxjerr në shitje një pije me kanabis

    800 orë punë për të krijuar këtë fustan prej ari (VIDEO)

    Një vit pa legjendën Kobe Bryant, bashkëshortja e basketbollistit prek me fjalët e saj

    Leonardo DiCaprio i dërgon letër Joe Biden

  • Sporti
    Halili: Titulli falë punës së palodhur, me Egbo-n do të flasim për të ardhmen!

    Tirana gjen zëvendësuesin e Dedes, prezantohet ditën e nesërme

    City mund me “manita” West Brom dhe merr kryesimin, fiton edhe Arsenali (VIDEO)

    Interi barazon derbin, Lukaku nuk fal nga pika e bardhë (VIDEO)

    “Hajde të zihemi jashtë”, plas keq sherri mes “bishave” Lukaku dhe Ibrahimovic (VIDEO)

  • Kosova
    Bojken Abazi: Për Albin Kurtin hapi i radhës është ankesa në Gjykatën Supreme

    Gjykata Supreme, shansi i fundit për Albin Kurtin

    Haradinaj mesazh Serbisë: Jo më kokën ulur, do forcojmë policinë dhe ushtrinë e Kosovës

    Përjashtimi i Kurtit, VV nuk tërhiqet: Do të garojmë me listën e plotë në zgjedhje

    Kurti kërkon arsyet: Faljet e dyshimta të Thaçit të hetohen

    Merret vendimi final për Albin Kurtin në lidhje me zgjedhjet e 14 shkurtit

  • Magazine
  • WEB TV

    Pashk Përvathi, në një rrëfim për artin dhe pikturën (VIDEO)

    Veliaj: Partia jonë fiton se ia bën hyzmetin punës në çdo qelizë (Video)

    Apeli i Presidentit Meta: Të ulen tarifat për studentët, më shumë shanse dhe mundësi të reja  për punësimin e tyre

    Presidenti Meta: Të mbështesim rininë për të ndalur shpopullimin e Shqipërisë (VIDEO)

  • Kulture

    Rrëfimi i Kadaresë: Letërsia në komunizëm, gëzonim me lugë bosh! Portretizimi i Hoxhës, del i mjerueshëm

    Ismail Kadare: Ja si Vandush Vinçani e futi në shtyp librin tim në frëngjisht “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”

    Helena Kadare: Ismail Kadare nuk po shkruan, Nobelin ka tre vite që nuk e presim më

    Helena Kadare, një rrëfim i rrallë për karantinën e saj, librat që lexon dhe tregimet që shkruan!

    Rrëfimi i Kadaresë në prag të 85-vjetorit: Si e shkrova “Pallatin e Ëndrrave” në kulmin e diktaturës, u thyen ligjet e shenjta të letërsisë

  • Intervista
    Gjosha për ”KJ”: Nga 1 kusht, Rama e çoi në 15. Tregojnë gjendjen e rëndë të qeverisjes

    Intervistë/Gjosha për ”Koha Jonë”: Asnjë largim nuk e ndëshkon LSI-në

    Dhuna ndaj grave dhe vajzave: Nuk ka zgjidhje tjetër veç bashkimit të forcave për ta luftuar së bashku

    Ambasadori i OSBE-së: Jemi partner kyç drejt zgjedhjeve të 25 prillit

    Kryemadhi: Programi është gati, fokusi ynë familja, të rinjtë dhe ekonomia. LSI parti që mban fjalën

    Kryemadhi: Opozita ka shumë pika të përbashkëta, 25 prilli është referendum popullor kundër Ramës

    Kandidati i LSI-së për Qarkun Berat, Blenard Nonaj:  25 Prilli, një kapitull i ri për Shqipërinë

    Meta: Besueshmërinë e qytetarëve ndaj vaksinës e garanton transparenca, jo propaganda e qeverisë

No Result
View All Result

Home 30 vite KOHA JONE

Jonila Godole: Rrënimi i piramidave bashkon popullin me policët

10/01/2021 18:56
in 30 vite KOHA JONE
Jonila Godole: Rrënimi i piramidave bashkon popullin me policët
Shperndaj Ne FacebookShperndaj Ne Twitter

(Botuar me 19 Janar 1997 në KOHA JONE)

Nga Jonila Godole-

E hënë, 13 janar – Shërbimi i policëve pranë fajdexheshës Sude përforcohet. Pas dy ditësh pritet që ajo të shpërndajë paratë. Policët qetësojnë njerëzit duke qetësuar edhe veten e tyre se paratë do t’i marrin. Në radhën që pret për më shumë se një muaj, ka humbur qetësia. Qarkullojnë fjalë se Sudja ka dalë herët në mëngjes për t’u takuar me “kompetentin” dhe për të marrë “thesin”.

E martë, 14 janar – Fajdexhesha Sude ka lajmëruar pas policëve besnikë dhe roje se paratë do t’i shpërndajë të nesërmen. Njerëzit mundohen të buzëqeshin dhe fillojnë përsëri nga planet se çfarë do të bëjnë me paratë kur t’i marrin. Forcat e rendit pavarësisht nga fjalët e Sudes, rrethojnë gjithnjë e më tepër shtëpinë dhe rrugicat. Ka plot dyshime.

E mërkurë, 15 janar – Gazeta “Albania” del me titull të madh se Sudja nuk do shpërndajë lekë. Të tjerat japin shpresa. Gjithë natën duke u gdhirë e mërkurë, njerëzit flenë dhe rrinë zgjuar pranë pallatit të Sudes. Sudja del dhe jep prapë shpresa. Mësohet se gjithçka ka marrë fund. Turma egërsohet dhe numri i protestuesve që kërkojnë paratë i kalon mijërat. Policia e përditshme në lagjen e Sudes, ia lë kërbaçin forcave speciale që disa i emërtojnë “reparti 26”. Të rrahurat dhe shkopinjtë e gomës në këtë ditë shihen normale. Trafiku i “21 dhjetorit” dhe “Rrugës së Kavajës” pengohet plotësisht. Njerëzit ndalohen të shkojnë në sheshin “Skënderbej”. Situata i ngjan zgjedhjeve të 26 majit, madje më keq.

E enjte, 16 janar – Stafetën e fajdeve e rrëmbejnë vlonjatët. Në ndryshim nga Tirana e një dite më parë, qyteti i Vlorës tregoi se shqiptarët edhe luftojnë ndonjëherë për djersën e tyre. Qytetarë të keqtrajtuar dhe më shumë policë të plagosur. Kokat e “Gjallicës” kërkohen me policë. Jugorët duan mbështetje. Flitet se edhe shkodranët do të ngrihen në shesh.

Qeveria vendos bllokimin e 25,5 milionë dollarëve, fondi-depozitë i fondacioneve, deri në deklaratën e komisionit të ngritur për kontrollin e tyre.

E premte, 17 janar – Në Tiranë situata duket e qetë. Vuajtja për paratë e humbura dhe mallkimi për Suden është mbyllur në apartamente. Vlora gjithashtu nuk ka pasur incidente të tjera të dukshme. Pengohet puna e fondacionit “Xhaferri”. Por, akoma ecet me shpresë. Sudja tregon se nuk është ndihmuar nga krerët e lartë të shtetit. Gënjen?!

E shtunë, 18 janar – Gjithçka është lënë për t’u vendosur të dielën. Sheshi “Skënderbej” dje ka qenë i rrethuar me policë dhe makina. U zhvillua këshilli kombëtar i PD, nga ku doli se dhimbja do të rregullohet me një komision të veçantë këshillues. Liderët e opozitës mendojnë rrugë të reja për të mbushur sheshin kryesor. Pritet që policia të mos iu bindet urdhrave. Do të jetë një 28 maj i dytë?!

Fajdetë shkaktojnë vuajtje. Njerëz pa dallim uniforme e shkollimi këtë javë përjetuan ankthin e xhepave të zbrazur. 1992-shi i Hajdin Sejdisë, sigurisht as që krahasohej me fundin e aventurës së Sudes. “Happy End”-i i trishtuar për fajdexheshën e madhe që trazonte paratë e fukarenjve dhe bosëve nuk kurseu asgjë, as shërbimet e pafundme pranë selisë paradhënëse, asgjë. “Nuk kam pasur lidhje me peshq të mëdhenj, vetëm një i vogël më ka ndihmuar”, ishte me pak fjalë pendesa e Sudes nën pranga. Gjithsesi, pati edhe të fituar, pjesë e cila vërtetoi thënien e vjetër “paraja shkon te paraja”. Por të humburit përbëjnë shumicën. Sot pritet që turmat e hallexhinjve që iu mbetën paratë vrimave të Sudes, apo të tjerët që nuk dëshirojnë një fund të tillë, të bllokojnë sheshin kryesor të Tiranës. Skënderbeu majë kalit,- sikur ta dinte që vit për vit do të kishte një datë të tillë, përsëri do të rishohë grumbuj që afrohen e largohen me forcë. Megjithatë, humbja e parave për pjesën dërrmuese të stafit policor, këtë radhë e ndryshon pak ngjyrën e “manifestimit”. I rrethuar dhe në qendër të vëmendjes për ditë me radhë, sheshi “Skënderbej” më shumë se kurrë pritet të tregojë “dezertorët” e ndershëm, pavarësisht nga dërgesat postale me emërtimin “speciale”.

Policët mes Kasandrave

Të jesh polic sot, nuk është më në modë. Favoret e viteve më parë kanë ikur me kohë. Sot, përveç humbjeve të tjera, uniformat pa grada të dukshme janë ndoshta nga më të humburit edhe në radhën e hallexhinjve. Shumica e policëve, të ardhur nga Veriu dhe fshatrat e Shqipërisë, kanë kursyer për muaj e vite me radhë 7000-10000 lekët për t’i mbyllur këto në fajdetë e shumta. Po cilat kanë qenë pikat kryesore që kanë mikpritur policët? Sudja dhe fondacionet, “Populli”, “Xhaferri” e të tjerat të njohura e të panjohura nëpër rrethe. Mbyllja e parave me përqindje dhe diskutimi i depozitave të fondacioneve janë halli i parë dhe i madh i policëve me uniforma blu e gjithfarësh, hall ky që ndoshta nesër do t’ju zëvendësojë profesionin. Por, problemet e tyre nuk mbarojnë me kaq. Urdhrat janë urdhra dhe duhen zbatuar. Në udhëkryq e panë veten policët që detyra i ngarkoi të jenë pranë turmës alarmante që kërkonte paratë tek Sudja. Jo pak keq janë ndjerë edhe policët në kryeqytetin e fajdeve, Vlorë, ku disa prej tyre madje edhe janë plagosur, duke u dëmtuar përveçse materialisht, (nga ikja e Gjallicës) edhe fizikisht. “Nuk na bënë asgjë policët”, bërtiste turma para pallatit të Sudes, që goditej barbarisht nga “policë” të tjerë, kuptohet të emergjencës speciale. Po a mund të bënin vërtetë gjë policët? Mund të godisnin, për të zbatuar urdhrin, po sot edhe po nuk godite një herë nuk quhesh më tradhtar, shumë-shumë mund të transferohesh pak në rrogë dhe kaq. Problemi i parave me fajde, shqetësimi kryesor i shumicës së familjeve shqiptare nuk ka sesi të mos jetë po kaq shqetësues edhe për vetë policët. Rrogat e tyre skandaloze, pa futur ndonjë shpërblim të vogël që e marrin më të shkathëtit, ndoshta në përqindjen më të madhe të policëve të zakonshëm, kanë përfunduar në firma e fondacione. “Kaloni këtej se ju godasin këta”, tregojnë se ka thënë një nga policët kryesorë që ruante hyrjen e Sudes ditën e përleshjes së njerëzve me forcat speciale. Të mësuar me ngjarjet e 26-28 majit, njerëzit kanë fiksuar uniforma, fytyrat gjysmë të mbyllura dhe dialektet… “Këta nuk janë policë shqiptarë. Këta janë bisha dhe të droguar. Na godasin sepse duam paratë tona”, – thoshte një djalë i ri mes turmës ditën e mërkurë. Po policët, të zakonshmit me uniforma blu, çfarë bënin? Bënin sehir duke mos u përzierë dhe gjithashtu “qanin” në heshtje, shërbimin e gjatë pranë romes Sude.

Familjet e uniformave blu

Pallati i policëve në rrugën e Kavajës, fare pranë shtëpisë së Sudes, fondacionit “Xhaferri” dhe klinikës “Gjallica” nuk rresht nga zhurma. “Nuk dua fare paratë, vetëm burrin e dua në shtëpi nesër”, thotë Rita, një nga familjaret e pallatit të policëve. Shumica e apartamenteve janë mbushur me policë të ardhur nga rrethet veriore të vendit si dhe me të tjera ardhur nga fshatrat. Afërsia me Suden ka bërë që pothuaj gjithë pallati ato dy pare që ka pasur t’i mbyllë aty me përqindje.

Madje, siç tregojnë gratë, shumica e burrave të tyre, për të qenë më të sigurt kanë kërkuar që në ditët e para të javës të bëjnë shërbim pranë pallatit të fajdexheshës së madhe. “Ato lekë që kishim, i futëm tek Sudja. Mirë paratë që ikën po m’u plagos edhe burri atë ditë”, thotë gruaja e njërit prej policëve që për ditë të tëra ka ndenjur te dera e Sudes. Megjithatë ato mundohen të shpresojnë. Një grua tjetër, tregon se gjithë këto ditë, asnjë shtëpi nuk ka qëndruar të paktën pa një dritë hapur. “Na prishën kaq shumë punë këto para, po hajde, do bëjmë si do bëjmë”.

Gjithçka për pallatin ka ngelur në vend. E diela e sotme është padyshim dita e madhe për shumë familje. “Çfarë nuk po dëgjojmë moj bije”, thotë e ëma e një polici, e cila shton me zor se edhe vetë po të ishte në vendin e të tjerëve do t’i shante e do t’i mallkonte policët që godasin njerëzit për paratë e tyre. “Nuk kanë asnjë faj njerëzit. Po as bijtë tanë nuk kanë faj. Kjo është puna e tyre, këtë e kanë detyrë dhe ec e mos kryej…”

Të përndjekurit e mëdhenj

Ngritja e përqindjeve në muajt e fundit të vitit që shkoi mori në qafë shumë pensionistë. 50 e 170 përqindëshat e Sudes më tepër se të tjerët u plotësuan nga paratë pikë-pikë të pensionistëve që përveç vetes kanë marrë më qafë edhe mundin e fëmijëve refugjatë. Tabloja tragjike e ditës së mërkurë, ditë kur zonja Sude do të shpërndante paratë, nuk ka lënë pa kapur fytyrat e pensionistëve, që ndoshta për herë të parë kanë uruar me gjithë mend “t’i marrë vdekja”. Një burrë plak që qante atë ditë, shkulte ato pak fije flokë dhe i kërkonte të falur të birit 19 vjeç që punonte prej tre vjetësh në Greqi. Pleq e plaka të tjera, të shumta mes turmës para Sudes, treguan të fshehtat e jetës. Pensionet qesharake në krahasim me moshën dhe vuajtjen e jetës nuk e kanë bërë për të qarë qeverinë dhe as komisionin që heton fajdetë, për të mos folur fare për mashtrimet e Sudes…

Një pjesë jo e vogël e banorëve të Tiranës dhe qyteteve të tjera të vendit gjatë gjithë kësaj kohe kanë shitur shtëpitë dhe i kanë futur paratë me demonstratën para shtëpisë së Sudes, pjesa dërrmuese bërtiste se kishte humbur shtëpitë. Lëkundjet e mëdha të kësaj kategorie këto ditë po vihen re në tregun e sekserëve ku merren e jepen shtëpi me qera. Më të humburit mbeten padyshim të ardhurit nga rrethet e vendit që me paratë mbyllur tek Sudja e gjetkë kanë shpresuar të blejnë apartamente të vërtetë. Atyre iu mbetet të jenë edhe për një kohë të gjatë në banesat me qera. Nuk janë shumë por as pak nuk mund të quhen ata që kanë humbur mijëra deri në qindra mije dollarë.

Në humbësit e mëdhenj por të rëndësishëm nuk përjashtohen as figura publike aktorë, këngëtarë dhe as politikanë e diplomatë. Shuma pak prej tyre i kanë mbyllur paratë te Sudja. Pjesa dërrmuese uron ecjen mbarë të punës te fondacionet “Populli” dhe “Xhaferri”. Këtu futen edhe biznesmenë dhe diplomatë të huaj. Humbësit e firmave të mëdha ende nuk po ndihen. Fenomeni “Sejdia” mban shumë me shpresa.

Jonila Godole

ShareTweetSend
Previous Post

Përmbytjet në Fushë-Krujë, uji po tërhiqet në zonën e Murqinës

Next Post

Skënder Minxhozi: Shteti lyhet me bojë

Related Posts

Rudina Xhunga: PS, aty ku shteti lind në korridor
30 vite KOHA JONE

26/01/2021 22:17
Leka Zogu: Unë pres, por nuk pret populli

26/01/2021 22:11
Gavrosh Levonja: Bishti i Berishës po godet

26/01/2021 22:06
Skënder Minxhozi: Mbreti vdiq, rroftë mbreti!
30 vite KOHA JONE

Skënder Minxhozi: Mbreti vdiq, rroftë mbreti!

26/01/2021 22:02
Radio private “Koha”: 1 milion dëgjues në dy ditë
30 vite KOHA JONE

Radio private “Koha”: 1 milion dëgjues në dy ditë

26/01/2021 22:00
Goditet dhe gjakoset fotoreporteri i “KJ”, Gent Shkullaku
30 vite KOHA JONE

Goditet dhe gjakoset fotoreporteri i “KJ”, Gent Shkullaku

26/01/2021 21:53
Next Post
Skënder Minxhozi: Shteti lyhet me bojë

Skënder Minxhozi: Shteti lyhet me bojë

Discussion about this post

EDITORIAL

Rilindja e zhytur në skandale dhe përgjime KORRUPSIONI

Video editorial i “Koha Jonë”: Alibia qesharake e Ramës për përgjimet e Antimafias

26/01/2021 21:22

  Video editorial i "Koha Jonë": Alibia qesharake e Ramës për përgjimet e Antimafias https://youtu.be/5u_ZTc8wBxA

30 vite KOHA JONE

Rudina Xhunga: PS, aty ku shteti lind në korridor

Rudina Xhunga: PS, aty ku shteti lind në korridor

26/01/2021 22:17

(Botuar me 11 Korrik 1997 në KOHA JONE) Rudina Xhunga: PS, aty ku shteti lind në korridor Debate, prapaskena, thashetheme...

Leka Zogu: Unë pres, por nuk pret populli

Leka Zogu: Unë pres, por nuk pret populli

26/01/2021 22:11

(Botuar me 5 Korrik 1997 në KOHA JONE) Leka Zogu: Unë pres, por nuk pret populli Nëse qeveria reagon ndaj...

Rreth Nesh

Gazeta "Koha Jone" themeluar si e pavarur me datë 11 Maj 1991.
Botues: Nikoll LESI . Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANE

Na Ndiqni

NIPT:J71425013C
  • Historiku i Koha Jone
  • Kontakt

© 2019 Kohajone.com

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • Editorial
  • Aktualitet
  • Forum
  • ShowBiz
  • Sporti
  • Kosova
  • Magazine
  • WEB TV
  • Kulture
  • Intervista

© 2019 Kohajone.com