Home POLITIKE Jorida Tabaku...

Jorida Tabaku: Qeveria nuk njeh limite, miratoi ligjin korruptiv për zonat e mbrojtura

51
0

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka folur për mediat pas përfundimit të seancës plenare e cila zgjati vetëm 8 minuta dhe ndër të tjera u votua edhe projektligji për zonat e mbrojtura.

I përdorët deputetët, qeveria solli një vendim tjetër, me ligjin e miratuar në zonat e mbrojtura do të bëhen investime. Ju të gjithë e dini që unë kam kohë që përpiqem që betejën tonë ta bëjmë në institucione. Me ligjin e zonave të mbrojtura, qeveria nuk ka asnjë limit, votuan një ligj që janë 14 vendime për investime strategjike në zonat e mbrojtura. E kam ngritur këtë shqetësim me ambasadorin e BE, me komisionerin dhe të gjitha strukturat. Këto janë akte që i shërbejnë qeverinë për të punuar për një grup njerëzish, siç kanë bërë ndër vite.

Ky është një ligj korruptiv për kapjen e shtetit. Ka 14 ligje që tregojnë kapjen e shtetit, të miratuar në parlament. Jeni koshientë se sa kemi reaguar ne. Mos e shikoni lidhjen vetëm për mjedisin, por shikojeni si korruptiv. Shqipëria është një vend sovran që miraton ligjet e veta, por kemi një detyrim në procesin e integrimit. Është një ligj korruptiv, që do japë leje për struktura akomoduese në zona të mbrojtura“, tha Tabaku para mediave.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit