Home Aktualitet Jorida Tabaku...

Jorida Tabaku: S’mund të marrim borxh për të paguar kontratat PPP

20
0

Ditën e sotme është mbledhur Komisioni i Ekonomisë dhe Financave. Me pjesëmarrjen fizike në sallë janë prezentë deputetë të opozitës dhe qeverisë.

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka diskutuar lidhur me eurobondin 500-700 mln euro që synon të marrë qeveria. Ajo është treguar e ashpër teksa ka thënë se Shqipëria nuk mund të marrë borxh për të paguar kontratat e PPP, por mund të merret vetëm për sektorë të rëndësishëm që nxisin ekonominë.

Janë disa faktorë që Ministria nuk i ka marrë parasysh në analizën e saj. Ky është një shqetësim për mua, për veç faktit që po merret borxh pa e specifikuar pse po merret borxh. Ne nuk kemi pasur borxh të shëndetshëm vitet e fundit. Borxhi i marrë është përdorur jo vetëm për investime, për shpenzime operative dhe kemi marrë edhe për të paguar paga. Sot kemi arritur në borxh zyrtarisht në mbi 10.2 mld, me një rritje 3.5 mld e stokut të borxhit ku askush nuk e di se si ka qenë efektiviteti.

Nuk e pranoj dot që Ministria e Financave të vijë me deklarata na bën mirë borxhi. Borxhi na bën mirë kur përdoret për të nxitur investime, kur përdoret në fusha specifike si arsimi, por të ngremë duart këtu me sytë mbyllur dhe të miratojmë o një borxh tjetër o 500 o 700 me lojë kungulleshkash që nuk e dimë se si do përdoret për mua është shumë e rrezikshme.

Ne nuk mund të marrim borxh për të paguar kontratat e PPP. Hajde të diskutojmë se si mund të përdoret për sektorë të rëndësishëm që nxisin ekonominë. Por të marrim borxh për paga nuk besoj që është në të mirë të qeverisë”, tha Tabaku.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit