Home Sporti Juric sfidon ...

Juric sfidon Juventusin: Jemi gati, duam vetëm fitoren në derbi!

45
0

Ivan Juric mezi pret derbin e Torinos dhe karikon skuadrën e tij në prag të ndeshjes së madhe kundër Juventusit, që do të luhet të shtunën në orën 18:00. Strategu i ekipit granata është optimist në prag të duelit.

“Shoh një skuadër të përqendruar dhe gati, duam që të bëjmë një ndeshje të madhe dhe të fitojmë. Vitin e kaluar iu afruam fitores, por këtë vit duam të fitojmë. Është një derbi i çekuilibruar, por vitin e kaluar në derbin e dytë iu afruam më shumë se ata fitores.

Lojtarët nuk e mendojnë shumë këtë sfidë, kanë ndryshuar shumë gjëra dhe ata janë të përqendruar tek e tashmja. Duan të bëjnë një paraqitje të mirë dhe të zhvillojnë një ndeshje të madhe. Ky grup meriton një fitore të madhe: për statistika, për mënyrën si jemi rritur, për atë që po bëjmë. Meritojmë një kënaqësi të madh, që kjo ndeshje mund të na e sjellë.

Gjithmonë ka munguar diçka që sjell entuziazëm të madh në zemrat tona, duam të bëjmë një ndeshje të madhe dhe do të synojmë një fitore të madhe. Nuk është një udhëkryq, që ndryshon gjithçka në pozitive apo negative. Kemi flirtuar me rezultate të mëdha, meritojmë një kënaqësi të madhe”, deklaroi Juric.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit