Home Aktualitet Juventus humb...

Juventus humbet në “Olimpico” ndaj Lazios, por siguron finalen e Kupës së Italisë

216
0

Juventus është skuadra e parë finaliste për sezonin 2023-2024 në Kupën e Italisë. Skuadra bardhezi u mund 2-1 në Olimpico nga Lazio në duelin e kthimit të gjysmëfinales, por kaloi falë fitores 2-0 në ndeshjen e parë.

Ishte një duel i vështirë për ekipin e Allegrit, që e pa veten në vështirësi të madhe nga dy gola të shënuar nga Castellanos. Juventus u kundërpërgjigj vetëm në minutën e 83-të me Milik që dërgoi topin në rrjetë pas një pasimi nga Weah.

Lazio në këtë mënyrë u skualifikua, ndërkohë që në fushë ishte gjatë gjithë ndeshjes edhe Hysaj, teksa bëri një ndeshje shumë të mirë në krahun e djathtë për ekipin e Tudor. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit