Home Sporti Juventus merr...

Juventus merr fitoren e parë në transfertë, triumfon në derbin ndaj Torinos (VIDEO)

87
0

Juventus më në fund merr fitoren e parë në transfertë këtë sezon në Seria A. Skuadra e Allegrit mes vështirësive pas turpërimit në Izrael, mori një sukses 1-0 në derbin ndaj Torinos, të luajtur në fushën e këtyre të fundit.

Bardhezinjtë krijuan tri mundësi shënimi në pjesën e parë, por portieri Milinkovic-Savic ishte në një mbrëmje shumë të mirë. Torino ndërkohë kishte rastet e saj shumë të mira për të kaluar në epërsi.

Juventus do të zhbllokonte derbin në pjesën e dytë. Në minutën e 74-t, pas një goditje nga këndi, Danilo godet me kokë, topi mbetet në zonë, atje ku Vlahovic e ka të thjeshtë për ta shtyrë në rrjetë. Ky është goli i 6-të për serbin në kampionat në këtë sezon.

Më tej do të ishte e thjeshtë për bardhezinjtë administrimi i rezultatit, teksa tashmë ngjiten në kuotën e 16 pikëve, në vendin e 7-të. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit