Kadilli: Basha po bën teatrin e njeriut radikal, poshtëruese për votuesit

Në vetëm dy seanca në Kuvend, PD-ja grisi fletat dhe sot iku nga salla, pas debatit me PS-në. Fatbardh Kadilli, anëtar i PD-së, thotë se në dukje janë konfliktuale, por nuk prodhojnë konflikt.

”Sjelljet duken konfliktuale dhe gjesti është konfliktual por konflikt nuk prodhon. Basha po bën teatrin e njeriut radikal që po i reziston fort qeverisë. Si i reziston, duke grisur fletët? Voto kundër se njëlloj është. Respekto votën. Bëhu pjesë e procesit.

Komplekset e Bashës se doli u tha shqiptarëve dy ditë pasi humbi, në 27 prill, se lufta fillon sot. Kemi zbor politik në mendësinë e PD, duhet të bësh si i fortë, sikur lufton që të sigurosh partinë. Këtë bënte Berisha kur humbiste zgjedhjet, këtë bën dhe ky sot.

Kjo është shkollë politike ka vdekur, ka marrë fund, shqiptarët e shohin si gjë qesharake, foshnjore. Herën e parë mund të jenë emocionuar. Mund të ketë qenë dhe e sinqertë. Sot nuk është as e sinqertë, as e bukur, as dobiprurëse. Në vend të shohim cilat janë sfidat e opozitës, betejat që do bëjë, ne shohim teatër. Butafori e panevojshme, poshtëruese për ata që votojnë”,-tha për ”Ora News”.

SHKARKO APP